Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Selefët urdhëruan që Xhehmitë të ekzekutohen

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (2/445)

Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Lidhur me imamët që dhanë fetva që Xhehmitë të ekzekutohen – Xhehmitë të cilët mohojë shikimin Allahun (subhanehu ue te ala) në Ditën e Gjykimit, dhe mohojnë se Allahu i foli Musait ﷺ dhe pretendojnë se Kurani është i krijuar – thuhet se fetvaja e këtyre imamëve është për shkak të mosbesimit të Xhehmive. Është thënë gjithashtu se nëse ata i kishin thirrur njerëzit në bidatin e tyre, ata kishin devijuar dhe kishin përhapur shkatërrime në tokë. Pra, në mënyrë që feja e njerëzve të ruhet dhe të mbrohet kundër devijimeve, ata vendosën që ata të ekzekutohen1.

Në përgjithësi, Selefët dhe imamët ranë dakord se Xhehmitë i përkasin bidatçve më të këqinjë deri në atë shkallë sa që ata janë përjashtuar nga shtatëdhjetë e dy grupet e devijuara.

Ka Xhehmijë dhe Mutezili filozofa të cilët thonë se fjala e Allahut është krijuar, që Ai nuk do të shihet në Ditën e Gjykimit, se Ai nuk është i ndarë nga krijimi dhe teori të tjera që do të thonë se Krijuesi mohohet.


1 Kush i zbaton gjykimet dhe dënimet e sheriatit?

Shih: https://www.perlatmuslimane.com/kush-i-zbaton-gjykimet-dhe-denimet-e-sheriatit/

Shpërndaje: