Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet të jetë libraria fetare?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (173A)

Data e fetvas: 4/8-1418 4/12-1997

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kjo pyetje është e rëndësishme. Dobia dhe dëmi i librarive fetare varet nga dy gjëra:

1 – Çfarë libra janë ato? A janë libra Selefite që janë të bazuara në akiden e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit? Apo a janë libra me një ideologji të ndryshme? Nëse është ajo e para, ato janë librari të mira. Nëse është kjo e fundit, atëherë ato duhet të korrigjohen.

2 – Kush janë pronarët e atyre librarive? Cila është metodologjia e tyre? Si është adhurimi dhe morali i tyre? Pronarët duhet të jenë të besueshëm, kur është fjala për diturin, fenë, moralin dhe metodologjinë!

Ngaqë këto librari janë streha e të rinjve. Rinia janë si brumi në duart e bukëpjekësit. Ajo bëhet ashtu si gatuhet. Nëse ai udhëzohet tek njerëzit e mirë që e këshillojnë për atë që do të përfitojë në të dy jetët, Allahu do të sjell dobi përmes këtyre librarive dhe ata do të jenë burim i mirësisë për rininë.

Nëse pronarët janë të një drejtimi jo të pastër dhe jo të shëndoshë, atëherë dëmi është një fakt. Ose pronarët duhet të ndërrohen ose të mbyllet libraria në tërësi.

Islami është i bazuar në ndërtimin e mirëqenies së pastër ose mirëqenies që mendohet të jetë më e mira; gjithashtu në shmangien e të këqijave të pamohueshme si të tilla apo që mendohet se janë të këqija. E në rast se në një gjë kemi të bëjmë me të keqën dhe të mirën, atëherë shohim në atë se cila e mund tjetrën (nëse e keqja apo e mira është më shumë).

Ashtu siç thotë Allahu (teala):

يَسْأَلُونَكَ عَنِ الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ قُلْ فِيهِمَا إِثْمٌ كَبِيرٌ وَمَنَافِعُ لِلنَّاسِ وَإِثْمُهُمَآ أَكْبَرُ مِن نَّفْعِهِمَا

“Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre.” 2:219

Prandaj, ato janë të ndaluara. Nëse përfitimi (e mira) është më i madh, punohet sipas saj ngase dobia mbisundon dëmin. Dhe, ashtu siç zbatohet ky parim mbi veprat (p.sh. alkoolin), edhe mbi vepruesin.

Të gjithë ata që veprojnë vepra të mira, a veprojnë vetëm vepra të mira? Jo. Ata bëjnë veprime të mira dhe të këqija. Mirëpo, ka njerëz që kanë më shumë vepra të mira dhe njerëz që kanë më shumë vepra të këqija.

Për këtë arsye, nuk është e lejuar që t’i shikojmë myslimanët vetëm nga ana e tyre e keqe, por duhet t’i shikojmë nga të dy këndvështrimet, t’i vlerësojmë dhe t’i krahasojmë (veprat e tyre të mira me të këqija). Vetëm pasi të na bëhet e qartë ashtu edhe veprojmë (gjykojmë). Nëse libraritë janë në pronësi të njerëzve të mirë që kanë dije, janë të besueshëm, kanë metodologji të pastër dhe moral të mirë, ato janë prej projekteve më të mira, por vetëm me plotësimin e kushtit të dytë që e përmendëm më herët: ‘që librat të jenë të mira’.

Dihet mirë se nëse pronarët janë të mirë në fe, ata nuk do ti mbajnë librat me ideologji devijuese, pa e marrë parasysh a kanë të bëjnë me besimin, metodologjinë apo fikhun.

Shpërndaje: