Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të përshëndetësh për dorë Khauarixhët dhe pasuesit e bidateve

Alameh Muhammed bin Abdil-Uehab el-Uasabi (v. 1436)

Burimi: http://olamayemen.com/Dars-999

Ligjërata: eth-Thebat ala es-Sirat el-Mustakim jakun bil-Ilm

www.perlatmuslimane.com

Njerëzit kanë parë Khuarixhët me sytë e tyre. Ata kanë parë se si masakrojnë dhe masakrohen, djegin dhe shkatërrojnë, thërrmojnë dhe prishin. Kur veprimet e Hauarixhëve të kenë mbaruar, e shihni se si njëri përshëndet tjetrin. Çfarë ndodhi me të mbajturit qëndrim ndaj tyre? Një person i cili futë bidate në fenë e Allahut nuk e meriton që ti ta përshëndetësh për dore atë. Ai nuk e meriton selamin tuaj. Ai nuk e meriton që të ulesh me të. Sepse ai ka treguar atë që e kishte zakon ta fshihte.

A vepronin selefët këtë që ti po vepron? Jo. A gjendet kjo që ju veproni në Kuran dhe sunnet? Jo. Atëherë si mund të vendosësh dorën tënde mbi dorën e tij? Ku është urrejtja dhe dashuria? Kush janë Khauarixhët nëse jo këta? Nëse këta nuk janë Khauarixhët atëherë nuk ka Khauarixhë në botë. Ata kanë bërë kryengritje me gjuhë dhe kryengritje të armatosur. Ata kanë një metodologji që ndjekin. Ata mendojnë se të gjithë të tjerët janë të devijuar. Ka metodologji të ndryshme në botë, të gjitha refuzohen nga Allahu përveç metodologjisë të cilën Allahu e ka ligjësuar.

Shpërndaje: