“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

1. Metodologjia e Esharive në lidhje me cilësitë e Allahut

Alameh Abdullah bin Abdurr-Rrahman Ebu Butejn (v. 1282)

Burimi: er-Rasa’il uel-Masa’il en-Nexhjdijjeh (2/176-177)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Shumica e njerëzve sot janë Eshari. Metodologjia e tyre në lidhje me cilësitë e Allahut (Subhanehu ue Te ala) është se shumë herë janë në përputhje me besimin e Mutezilive dhe Xhehmive. Ata pohojnë disa cilësi, por jo të tjerat. Ata pohojnë si cilësi të Allahut:

1 – Jetën.

2 – Diturinë.

3 – Aftësinë.

4 – Dëshirën.

5 – Dëgjimin.

6 – Shikimin.

7 – Të folurit.

Të gjitha cilësitë e tjera i mohojnë me ndihmën e interpretimeve të kota. Edhe pse ata pajtohen me Ehl-us-Sunnetin për të pohuar të folurit e Allahut, por ata e mohojnë atë në fakt. Sepse sipas tyre të folurit është vetëm një kuptim. Përveç kësaj, ata thonë se germat e Kuranit janë krijuar dhe se Allahu nuk flet me fjalë ose zë. Atëherë Xhehmitë thonë se kjo është pikërisht ajo që ata thonë, kur ata pretendojnë se Kurani është i krijuar, sepse qëllim janë germat dhe jo kuptimi.

I gjithë Ehl-us-Sunneti thonë se fjala e Allahut nuk është e krijuar, se Allahu është shprehur me Kuran, me germat dhe kuptimet e tij, dhe se Allahu (Subhaneh) flet me zë që dëgjohet nga ai që Allahu dëshiron.

Shpërndaje: