Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Mbrojtja kundër epidemisë së Koronës – Mbuloni enët dhe pijet

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdil-Muhsin el-Abbad
Burimi: Ashru Uasaja lil-Uikajah min-el-Uaba, fq. 13
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

10 – Mbulimi i enëve

Xhabir bin Abdil-Lah (radijAllahu anhu) tregoi se ai e kishte dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Mbulojini enët (ku mbani ushqimet tuaja) dhe mbyllini enët (ku mbani pijet tuaja) sepse është një natë në vit në të cilën zbret epidemia dhe nuk ka enë që  është e hapur veçse epidemia kalon duke u futur në të.” 1

Ibnul Kajimi (rahimehullah) tha:

“Kjo është diçka që nuk mund ta arrijnë mjekët me shkencat dhe njohuritë e tyre.”2


1 Muslimi.
2 Zad-ul-Ma’ad.

Shpërndaje: