Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1000 apo 50.000 vite? Ibn Kethir

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (4/537-539)
Mu’assaseh er-Risalah, 1422/2001
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (tabarak ue te ala) ka thënë:

تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ

”Melekët dhe Ruhu (meleku Xhibril) ngjiten tek Ai në një ditë, përmasat e së cilës janë sa pesëdhjetë mijë vjet.”1

Rreth këtij ajeti janë katër mendime.

1 – Qëllimi është distanca mes arshit madhështorë dhe tokës së shtatë. Kjo distancë është e barabartë me pesëdhjetë mijë vjet. Po ashtu distanca në mes të dy anëve të arshit pesëdhjetë mijë vjet. Ibn Ebi Shejbeh ka përmendur në librin e tij “Kitab-ul-Arsh”, se ai përbëhet nga smeralde të kuqe.

Ibn Abbasi ka thënë në lidhje me këtë ajet:

“Distanca në mes tokës më të ulët dhe qiellit më të lartë është pesëdhjetë mijë vjet. Lidhur me ajetin

يُدَبِّرُ الْأَمْرَ مِنَ السَّمَاء إِلَى الْأَرْضِ ثُمَّ يَعْرُجُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ أَلْفَ سَنَةٍ مِّمَّا تَعُدُّونَ

”Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet.”2

qëllimi është kur diçka zbret nga qielli në tokë, dhe kur diçka ngrihet nga toka në qiell. Kjo do të merr një mijë vjet, pasi që distanca mes qiellit dhe tokës korrespondon pesëqind vjet.”

2 – Është për qëllim ekzistenca e tokës që kur Allahu e krijoi atë deri në Ditën e Gjykimit.

Muxhahidi ka thënë:

“Bota do të ekzistojë për pesëdhjetë mijë vite. Këtë periudhë Allahu e quajti “një ditë”:

Ikrimeh ka thënë:

“Bota do të ekzistojnë pesëdhjetë mijë vite. Askush, pos Allahut nuk e di se sa ka shkuar dhe sa ka mbetur.”

3 – Qëllimi është dita e caktuar që është e ndryshme në mes të kësaj jete dhe jetës së përtejme. Ky mendim është jashtëzakonisht i çuditshëm.

Muhammed bin Ka’b ka thënë:

“Kjo është dita që ndan këtë jetë nga jeta e ardhshme.

4 – Është për qëllim Dita e Gjykimit.

Ibn Abbasi ka thënë në lidhje me ajetin

تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ

”Melekët dhe Ruhu (meleku Xhibril) ngjiten tek Ai në një ditë.2

Kjo është Dita e Gjykimit.”

Zinxhiri i tij i transmetimit është autentik. Po ashtu trasnmetoi eth-Theuri, nga Sammak bin Harb nga Ikrimeh i cili ka thënë:

“Kjo është Dita e Gjykimit.”

E njëjta gjë është transmetuar nga edh Dhahak dhe Ibn Zejd. Ali bin Ebu Talha ka thënë se Ibn Abbasi ka thënë:

“Kjo është Dita e Gjykimit. Allahu (te ala) do të lerë mosbesimtarët që ta përjetojnë atë sa pesëdhjetë mijë vjet.”

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka rrëfyer se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nuk ka person që posedon ar dhe argjend dhe që nuk e paguan të drejtën (zekatin) e tyre, vetëm se atij në Ditën e Gjykimit do ti vendosen pllaka të zjarrit që do të nxehen në zjarrin e xhehnemit. Pastaj anët e tij, balli dhe shpina do ti fshihen me to. Çdo herë që ato ftohen, ato përsëri futen në përdorim. Kjo do të zgjasë një ditë e cila korrespondon me pesëdhjetë mijë vjet, derisa robërit të jenë gjykuar.”3


1 70:4.

2 32:5.

3 Muslimi (987).

Shpërndaje: