Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Mesail-ul-Imam Ahmed bin (2/435-436)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
612 – E pyeta babain tim (imam Ahmedin) rreth ditëve të teshrikut.
Ai u përgjigj: “Ato fillojnë nga mëngjesi (pas namazit të sabahut) i ditës së Arafatit e deri në ditën e fundit të teshrikut. Ditët e teshrikut janë tre ditët pas ditës së Kurban Bajramit. Tekbiret lexohen deri në namazin e ikindisë, pastaj ndalen. Kështu i lexonte tekbiret Ali bin Ebi Talib -radijAllahu anhu-.”
Babai im tha: “Ne ndjekim këtë praktikë.”
613 – Babai im (imam Ahmedi) më tregoi: Husejn bin Ali El-Xhufi na tregoi: Ze’ideh na tregoi nga Asim, nga Shekik, i cili tha:
“Aliu i lexonte tekbiret nga mëngjesi i ditës së Arafatit (pas namazit të sabahut) e deri pas namazit të ikindisë në ditën e fundit të teshrikut. Pas kësaj ai ndalej.”
Ibn Kudameh -rahimehullah- ka thënë në: El-Mughni, vëllimi 2 fq. 126:
“Sa i përket atyre që janë në gjendje ihrami (haxhilerët), ata fillojnë tekbirin që nga namazi i drekës në ditën e Kurban Bajramit për shkak të asaj që është përmendur (në transmetime), sepse para kësaj ata ishin të zënë me telbijen. Ndërsa të tjerët që nuk janë në ihram fillojnë që nga Dita e Arafatit pasi që nuk ka asnjë pengesë për ta, ndërkohë që arsyeja për tekbirin ekziston.”
Ditët e teshrikut janë: dita 11, 12, 13 të muajit Dhul-Hixheh, që do të thotë 3 ditët pas Kurban Bajramit.