Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni…

Imam Ismail Ibn Kethir Ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir El-Kuran El-Adhim (2/373)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -tebarek ue te ala- ka thënë:

”Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni në mënyrë që të mëshiroheni.” El A’raf, 7:204

Muxhahidi ka thënë: “Kjo do të thotë gjatë namazit.”

Të njëjtën gjë thanë edhe të tjerë.

Abdur-Rrezaku transmetoi nga Eth-Thauri, nga Lejthi, nga Muxhahidi i cili tha:

“]Nuk ka problem të flitet kur dikush tjetër është duke lexuar Kuran jashtë namazit.”

Të njëjtën gjë thanë edhe Seid ibn Xhubejri, Edh-Dahhaku, Ibrahim En-Nekhai, Katadeh, Esh-Sha’bi, Es-Sudi dhe Abdurr-Rrahman ibn Zejd ibn Eslem: “Do me thënë gjatë namazit.”

Shpërndaje: