Alameh Mukbil bin Hadi El-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: https://muqbel.net/sounds.php?sound_id=17
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
E këshilloj gruan që ta ndiejë se burri është mbi të (me pozitë). Ajo nuk duhet ta sundojë atë.
”Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre. Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas).” En-Nisa, 4:34
Po ashtu burri duhet ta ndiejë se gruaja e tij është si një e huaj, të cilën e ka marrë nga një vend i largët. Ai është i obliguar ta trajtojë atë mirë.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Më i miri prej jush është ai që sillet më së miri me familjen e tij, dhe unë jam ai që sillem më së miri me familjen time.”
Transmeton Darimi (2/2260), Tirmidhi (3895) dhe Ibn Hibani (9/4177). Tirmidhi ka thënë se hadithi është i saktë, po ashtu thotë edhe imam Albani në ”es-Sahihah (285) dhe (1174)”.
Profeti ﷺ na porositi që të sillemi mirë me gratë dhe tha:
“O Enxhesheh, ngadalë me enët e qelqit!”
Transmeton Muslimi (2323).
Ai e krahasoi gruan me qelqin. Nëse zemra e saj thyhet, ndoshta nuk rregullohet më kurrë.