Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pjesëmarrja e fëmijëve në namazin me xhemat

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih El-Bukhari (3/431)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ibn Abbasi -radijAllahu anhu- rrëfeu: “Njëherë, teksa i dërguari i Allahut ﷺ ishte duke u falur pa sutër në Mina, unë, që në atë kohë gati kisha arritur afër moshës së pubertetit, kalova përpara një safi i hipur mbi gomaricë. Zbrita prej saj dhe e lashë të kulloste, kurse unë iu bashkëngjita safit. Asnjë i pranishëm nuk ma tërhoqi vërejtjen për këtë.”

Transmeton Bukhari (861) dhe Muslimi (504).

Ky hadith tregon se fëmijët lejohen të marrin pjesë në namazin me xhemat, pasi që Ibn Abbasi tregon se në atë kohë ishte afër moshës së pubertetit.

Hadithi gjithashtu tregon se lejohet përdorimi i gomarëve si kafshë për hipje dhe udhëtim.

Shpërndaje: