Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Fet’hul Mexhid (87)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse një person ka frikë se vëllai i tij mund ta godasë me syrin e keq. A lejohet që t’i kërkojë atij të thotë shprehje të tilla si:
اللَّهُمَّ بَارِكْ
“O Allah, begatoje!”
Ose:
مَا شَاءَ اللَّهُ تَبَارَكَ اللَّهُ
“Kështu ka dashur Allahu. I Bekuar është Allahu.”
Përgjigje: Jo, jo vetëm për shkak të frikës. Por nëse ai e dëgjon atë duke thënë diçka problematike, atëherë lejohet t’i kërkojë ta thotë këtë. Megjithatë, nuk duhet t’i kërkojë diçka të tillë vetëm nga frika se mos po e godet me syrin e keq.