Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

129.Bërja teslim (dhënia selam në namaz)

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 163-164

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Pastaj profeti ﷺ jepte selam në anën e djathtë dhe thoshte:

Forma e parë:

السلام عليكم و رحمة الله

”Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju.”

në mënyrë që dukej mollëza e tij e djathtë. Pastaj ai e bënte këtë në anën e majtë dhe thoshte:

السلام عليكم و رحمة الله

”Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju.”

në mënyrë që dukej mollëza e tij e majtë.

Forma e dytë:

Ndonjëherë profeti ﷺ thoshte në selamin në të djathtë:

السلام عليكم و رحمة الله و بركاته

”Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju.” 2

dhe në të majtë thoshte:

السلام عليكم و رحمة الله

”Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju.”

Forma e tretë:

Thoshte në të djathtë:

السلام عليكم و رحمة الله

”Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju.”

Dhe në të majtë thoshte:

السلام عليكم

”Paqja e Allahut qoftë mbi ju.”3

Forma e katërt:

Ndonjëherë profeti ﷺ bënte vetëm një selam në të djathtë dhe thoshte:

السلام عليكم

”Paqja e Allahut qoftë mbi ju.”

dhe e kthente fytyrën e tij në anën e djathtë4.  

Gjatë selamit sahabët bënin gjeste me duar ndërsa jepnin selam në të djathtë dhe në të majtë.

I dërguari i Allahut ﷺ e pa këtë dhe tha:

“Çfarë keni? Pse po bëni gjeste me duar sikurse të ishin bishta të kuajve të shqetësuar? Kur ndonjëri prej jush të japë selam, duhet të shikojë drejt shokut të tij dhe të mos bëjë ndonjë gjest me duar.”

Kështu kur ata faleshin më të, ata nuk vepronin më kështu.

Në një transmetim tjetër thuhet:

“Është e mjaftueshme që të vendosni duart tuaja mbi kofshët  tuaja dhe pastaj t’u jepni selam vëllezërve tuaj në të djathtë dhe në të majtë.” 5


1 Muslimi (582), Ebu Daudi, Nesai dhe Tirmidhi i cili e vërtetoi hadithin.

2 Ebu Daudi dhe Ibn Khuzejmeh (2/87/1) me një zinxhir të saktë transmetimi. Abdul-Hak e vërtetoi atë në “El-Ahkam (2/56)” dhe kështu bëri Neueuiu dhe Hafidh Ibn Haxheri. Është transmetuar gjithashtu nga Abdurr-Rrazaku në “El-Musennef (2/219)”, Ebu Ja’la në “El-Musned (3/1253)”, Tabarani në “El-Mu’xhem El-Kebir (2/67/3)” dhe “El-Mu’xhem El-Ausat (2/2600/1)” dhe Darakutni nëpërmjet një rruge tjetër.

3 Nesai dhe Ahmedi dhe Es-Serraxh me një zinxhir të saktë transmetimi.

4 Ibn Khuzejmeh, El-Bejhaki, Edh-Dhija në “El-Mukhtarah”, Abdul-Ghani El-Makdisi në “Es-Sunen (1/234)” me një zinxhir të saktë transmetimi, Ahmedi dhe  Tabarani në “El-Mu’xhem El-Ausat (2/32)”. Hakimi e vërtetoi atë dhe u mbështet nga Dhehebiu dhe Ibn-ul-Mulakin. Kjo është përmendur në “Irua-ul-Ghalil (327)”.

5 Muslimi, Ebu Auaneh, Es-Sarraxh, Ibn Khuzejmeh dhe Tabarani.

Vëzhgim!

Sekti Ibadijeh e kanë shtrembëruar këtë hadith. Rabiu i e tyre e “transmetoi atë në librin e tij të panjohur “El-Musned” me një formulim të ndryshëm për të arritur në përfundim se ngritja e duarve gjatë tekbireve në namaz e prish namazin, siç thonë ata. Një prej tyre është Es-Sejebi i cili refuzohet në parathënie. Formulimi i tyre është i pasaktë  dhe sqarimin e tij mund ta gjesh në “Ed-Da’ifah (6044)”.

Shpërndaje: