Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdil-Muhsin el-Abbad
Burimi: Ashru Uasaja lil-Uikajah min-el-Uaba, fq. 13-15
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Në fund (të këtyre këshillave), të gjithë muslimanët duhet t’ia dorëzojnë çështjen Allahut (azze ue xhel), duke shpresuar mirësinë e Tij, të mbështeten tek Ai. Sepse gjithçka është në dorën e Tij. Të gjithë muslimanët duhet të përpiqen që t’i pranojnë fatkeqësitë me durim dhe shpresë për shpërblim. Allahu u ka premtuar durimtarëve dhe atyre që shpresojnë shpërblimet:
إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُم بِغَيْرِ حِسَابٍ
“Vetëm ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa masë.” 39:10
Aishah (radijAllahu anha) tregoi se ajo e pyeti profetin në lidhje me murtajën dhe ai ﷺ u përgjigj:
“Murtaja ishte një ndëshkim që Allahu ia dërgonte atij që donte. Ndërsa Allahu e ka bërë atë mëshirë për besimtarët. Nuk ka rob që është aty ku shpërthen murtaja, qëndron i durueshëm në qytetin e tij dhe e di se asgjë nuk godet pa caktimin e Allahut, vetëm se shpërblehet me shpërblimin e shehidit.” 2
I lutem Allahut që Ai të na udhëzoj të gjithëve drejt asaj që Ai e do dhe e pëlqen, është Ai që flet të vërtetën dhe udhëzon në rrugën e drejtë. Falënderimi i përket vetëm Allahut. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.