Shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab el-Benna
Burimi: Referimi: Lamahat an Dauat-il-Ikhuan el-Muslimin, fq. 33-34
Kompilimi: Muhammed bin Iuadh bin Abdil-Ghani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Një ditë isha ulur në mësimin e Hasan el-Bennës. Ai shpjegonte hadithin në lidhje me njeriun që u fal në mënyrë të gabuar. Kur ishte koha për t’u falur, ai e caktoi imam një shejkh nga el-Az’hari, i cili quhej shejkh Xheuhar dhe na udhëhoqi në namaz. Ai falej aq shpejt si një sorrë që çokitë. I thash Hasan el-Bennës: “O shejkh! Duket se njeriu që na udhëhoqi në namaz e ka kuptuar se burri që u fal në mënyrë të gabuar (në hadith) është falur në mënyrë të saktë.” I kërkova atij që ta këshillojë atë. Megjithatë, ai nuk e bëri këtë dhe në vend të kësaj u përpoq që të ndërroj temën. Atëherë e kuptova se el-Ikhuan el-Musliminët nuk janë fare të dhënë në përmirësimin e gjendjes së njerëzve, prandaj i braktisa ata.
Pastaj kam takuar disa miq duke përfshirë Hasan Xhemalin dhe Muhammed Besharin. Hasan Xhemali ishte një njeri i cili e kishte zakon që ta mbronte akiden e vërtetë.
Unë u thashë atyre: “Ky njeri është i devijuar.”
Ata thanë: “Si kështu? Ai citon Ibnu Tejmijen dhe Ibn-ul-Kajimin!.” Pas një kohe erdhi Muhammed Beshari tek unë dhe më tha: “Kishe të drejtë.”
I thash: “Çka ka ndodhur?”
Ai tha: “Dje ishte mbajtur një takim me një shejkh nga një tarikat Sufi në shtëpinë e Hasan el-Bennës. Hasan el-Benna tha: “A është Hasan Xhemali këtu?”
Ata thanë: “Jo!”
Ai tha: “A është Mahmudi këtu?”
Ata thanë: “Jo!”
Atëherë Hasan el-Benna tha: “Atëherë po e fikim dritën dhe po bëjmë dhikër.”
Hasan el-Benna u përpoq të bashkojë të gjitha grupet dhe drejtimet. Ai u fliste njerëzve sipas besimeve të tyre. Nëse ai fliste me Shafii, ai i fliste sipas mendimeve të Shafiut. Takimi im i fundit me Hasan el-Bennën ishte në vitin 1937.