Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Burimi: Fadl-ul-Islam, fq. 32-38
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (te ala) ka thënë:
فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا فِطْرَةَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا لَا تَبْدِيلَ لِخَلْقِ اللَّهِ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
”Prandaj, t’ia kushtoni veten me gjithë zemër fesë së monoteizmit. I tillë është instinkti natyral i vënë në njerëz nga Allahu. Krijim i tillë nga Allahu nuk do të ndryshojë. Kjo është feja e përkryer, por shumica e njerëzve nuk dinë.” 1
وَوَصَّى بِهَا إِبْرَاهِيمُ بَنِيهِ وَيَعْقُوبُ يَا بَنِيَّ إِنَّ اللّهَ اصْطَفَى لَكُمُ الدِّينَ فَلاَ تَمُوتُنَّ إَلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ
”E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) ”O bijtë e mi, Allahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!” 2
ثُمَّ أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ أَنِ اتَّبِعْ مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ
”Pastaj, ty të shpallëm: ”Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët.” 3
Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Çdo profet ka miq në mes të profetëve, ndërsa miku im në mesin e tyre është babai im dhe miku i Zotit tim, Ibrahimi.” Pastaj lexoi:
إِنَّ أَوْلَى النَّاسِ بِإِبْرَاهِيمَ لَلَّذِينَ اتَّبَعُوهُ وَهَذَا النَّبِيُّ وَالَّذِينَ آمَنُواْ وَاللّهُ وَلِيُّ الْمُؤْمِنِينَ
”S’ka dyshim, se, më të afërmit e Ibrahimit, janë ata njerëz, që kanë pasuar atë dhe ky profet (Muhammedi) me besimtarët (e tij). Dhe Allahu është Ueli (Mbrojtësi, Ndihmuesi) i besimtarëve.” 4,5
Transmetuar nga Tirmidhiu.
Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Allahu nuk shikoni në trupin apo pasuritë tuaj; Ai shikon në zemrat dhe veprat tuaja.” 6
Bukhariu dhe Muslimi transmetuan nga Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Unë do të qëndrojë dhe do të pres tek haudi (pellgu im). Burra nga umeti im do të afrohen dhe unë zbres në pellg për t’u dhënë ujë nga ai, ata tërhiqen nga unë dhe atëherë unë them: ”O Zot! ! Shokët e mi.” Më thuhet: ”Ti nuk e di se çfarë ata shpikën pas teje.” 7
Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Unë dëshiroj t’i kishim pranë vëllezërit tanë.” Sahabët thanë: ”O i dërguari i Allahut! A nuk jemi ne vëllezërit e tu? ”Ai tha: ”Ju jeni shokët e mi. Vëllezërit tanë janë ata që nuk kanë ardhur ende.” Ata thanë: ”O i dërguari i Allahut! Si e di se kush janë nga umeti yt në mesin e atyre që nuk kanë ardhur ende?” Ai u përgjigj: ”Në qoftë se një njeri ka një kalë me një njollë në fytyrën e tij mes kuajve të zinj, a nuk do ta njohë kalin e tij?” Ata thanë: ”Po, o i dërguari i Allahut.” Pastaj ai tha: ”Ata do të vijnë me njolla drite nga abdesi. Unë do t’i pres ata tek haudi. Megjithatë, disa njerëz do të largohen nga haudi im në ditën e gjykimit në të njëjtën mënyrë sikurse njeriu që e largon devenë e humbur. Unë do t’i thërras ata, por do të më thuhet: ”Ata ndryshuan pas teje”, atëherë unë them: ”Largohuni! Largohuni!” 8
Tek Bukhari thuhet:
”Përderisa po qëndroja në këmbë, kur pashë një turmë njerëzish. Kur i njoha, doli një njeri mes meje dhe tyre dhe u tha: ”Ejani!” I them: ”Ku?” Ai tha: ”Pasha Allahun! Në zjarr.” Dhe unë i them:” Çfarë ka ndodh me ta?” Ai përgjigjet: ”Ata u zmbrapsën (u kthyen në fenë e mëparshme) pasi je larguar ti.” Pastaj vjen një grup tjetër dhe ai tha të njëjtën gjë edhe për të. Ai ﷺ tha: ”Kështu pra, unë nuk pashë të shpëtojë asnjë prej tyre përveç një pakice që ishin si devetë pa bari.” 9
Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) se profeti ﷺ ka thënë:
”Unë do të them ashtu sikurse ka thënë robi i drejtë (Isai):
وَكُنتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا مَّا دُمْتُ فِيهِمْ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِي كُنتَ أَنتَالرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ وَأَنتَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ
”Kurrë nuk u kam thënë ndonjë gjë përveç çfarë Ti më urdhërove të them: ‘Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj’ dhe unë isha dëshmitar për ata kur unë jetova dhe u mora me ta, por kur Ti më ngrite mua lart, Ti ishe Gjithëvëzhgues mbi ta dhe Ti je Gjithëdëshmues për çdo gjë!” 10
Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se profeti ﷺ ka thënë:
”Ska foshnje të porsalindur vetëm se ai lind në natyrshmërinë Islame. Pastaj janë prindërit e tij që e bëjnë atë jehudi, nasrani apo adhurues të zjarrit. Kjo i ngjason kafshës që lind një kafshë të shëndetshme pastaj ju e gjymtoni dhe e shënoni.”
Pastaj Ebu Hurejra lexoi:
فِطْرَةَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا
”I tillë është instinkti natyral i vënë në njerëz nga Allahu.” 11
Hudejfe (radijAllahu anhu) ka thënë:
”Njerëzit e pyesnin të dërguarin e Allahut ﷺ për të mirën, ndërsa unë e pyesja për të keqen nga frika e rënies në të. Unë i thashë: ”O i dërguari i Allahut! Kemi përjetuar xhahilijetin dhe të keqen pas së cilës Allahu na dha këtë mirësi. A ka ndonjë të keqe pas kësaj mirësie?” Ai u përgjigj: ”Po.” Unë i thashë: ”A ka ndonjë mirësi pas kësaj të keqe?” Ai tha: ”Po,” por në të do të ketë mjegulli.” E pyeta: ”Ç’është mjegullia?” Ai u përgjigj: ”Njerëz të cilët pasojnë një rrugë tjetër ndryshe nga rruga ime. Prej tyre do të shohësh të mira dhe të këqija.” Unë i thashë: ”A ka ndonjë të keqe pas kësaj mirësie.” Ai tha: ”Po. Sprova të verbëra dhe thirrësa për në portat e xhehenemit. Kushdo që i përgjigjet atyre, ata e hedhin në të. ”Unë i thashë: ”O i dërguari i Allahut! Përshkruaj ata.” Ai tha: ”Ata vijnë nga ne dhe flasin gjuhën tonë.” Unë e pyeta: ”Çfarë më urdhëron të veprojë në qoftë se unë i përjetojë ata?” Ai tha: ”Përmbaju xhematit të muslimanëve dhe udhëheqësit të tyre.” Unë i thashë: ”Dhe në qoftë se ata nuk kanë as xhemat e as udhëheqës?” Ai tha: ”Qëndro larg këtyre grupeve edhe në qoftë se është e nevojshme të hash rrënjë peme, derisa të vijë vdekja (dhe të jesh në sunnet).” 12
Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi i cili shtoi:
”Çfarë ndodh pastaj?” Ai tha: ”Pastaj shfaqet Dexhalli. Ai do të ketë me vete një lumë dhe një zjarr. Ai që bie në zjarrin e tij, ai do të shpërblehet dhe do t’i shlyhen mëkatet. Dhe ai që bie në lumin e tij, ai do të dënohet dhe do t’i shlyhen shpërblimet e tij.” I thashë: ”Çfarë pastaj?” Ai tha: ”Pastaj fillon kijameti.”
Ebul-Alijeh ka thënë:
”Mësojeni Islamin. Pasi ta keni mësuar atë, nuk duhet t’ia ktheni shpinën. Përqendrohuni në rrugën e drejtë sepse me të vërtetë ajo është Islami. Mos u largohuni nga rruga për të shkuar në të djathtë dhe të majtë. Përqendrohuni në sunnetin e profetit ﷺ tuaj dhe largohuni nga epshet (bidatet).” 13
Vështro fjalët e Ebul-Alijehs, sa të çmuara ato janë! Kuptoje kohën e tij në të cilën ai paralajmëron për bidate dhe ëndje, të cilët kush i pason ia ka kthyer shpinën Islamit. Ai interpretoi Islamin me sunnetin dhe sunnetin me Islamin. Shiko si frikësohet për tebiinët më të ditur nëse devijojnë nga Kurani dhe sunneti. Atëherë do të kuptosh domethënien e fjalëve të Allahut:
إِذْ قَالَ لَهُ رَبُّهُ أَسْلِمْ قَالَ أَسْلَمْتُ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ
”Kur Zoti i tij i tha (Ibrahimit): ”Përulu”! Ai tha: ”Iu përula Zotit të gjithësisë!” 14
dhe:
وَوَصَّى بِهَا إِبْرَاهِيمُ بَنِيهِ وَيَعْقُوبُ يَا بَنِيَّ إِنَّ اللّهَ اصْطَفَى لَكُمُ الدِّينَ فَلاَ تَمُوتُنَّ إَلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ
”E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi.” U thanë: “O bijtë e mi, Allahu ua zgjodhi fenë (Islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!” 15
dhe:
وَمَن يَرْغَبُ عَن مِّلَّةِ إِبْرَاهِيمَ إِلاَّ مَن سَفِهَ نَفْسَهُ
”Dhe kush i kthen shpinën fesë së Ibrahimit, përveç atij i cili e mashtron dhe e poshtëron shpirtin e vet?” 16
Vështro se si parimet më madhështore neglizhohen nga njerëzit. E njëjta gjë vlen edhe për hadithet e kësaj teme dhe hadithet me këtë kuptim.
Sa i përket personit i cili i lexon ato, si dhe të tjera, dhe është i bindur se ai nuk mund të goditet prej tyre dhe mendon se ato ishin tek një popull i mëparshëm, të cilët ishin ndier të sigurt nga dënimi i Allahut.
Allahu thotë:
أَفَأَمِنُواْ مَكْرَ اللّهِ فَلاَ يَأْمَنُ مَكْرَ اللّهِ إِلاَّ الْقَوْمُ الْخَاسِرُونَ
”A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të Allahut? Askush nuk ndihet i sigurt ndaj ndëshkimit të Allahut, përveç popullit të humbur.” 17
Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:
”Një ditë i dërguari i Allahut ﷺ bëri një vijë të drejtë në tokë dhe tha: ”Kjo është rruga e Allahut.” Pastaj ai bëri vija në të djathtë dhe të majtë të saj dhe tha: ”Këto janë rrugë. Në çdo rrugë qëndron një shejtan i cili thërret në të.” Pastaj lexoi:
وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
“Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” 18, 19
1 Er-Rum 30:30.
2 El-Bekare 2:132.
3 El-Nahl 16:123.
4 Al-Imran 3:68.
5 Tirmidhi (2995), el-Bezar (5/345) dhe el-Hakim (2/320).
6 Muslimi (2564).
7 Bukhari (7049) dhe Muslimi (2297).
8 Muslimi (249).
9 Bukhari (6587).
10 El-Maide 5:117.
11 Er-Rum 30:30.
12 Bukhari (3606) dhe Muslimi (1847).
13 Abdurr-Razak në ”el-Musannaf” (11/367), el-Meruezi në ”es-Sunneh”, fq. 13, el-Lalekai në ”Sherh Usul Itikad Ehl-is-Sunneh uel-Xhema’ah (1/56) dhe Ebu Nuajm (2/218).
14 El-Bekare 2:131.
15 El-Bekare 2:132.
16 El-Bekare 2:130.
17 El-A’raf 7:99.
18 En-Aam 6:153.
19 Nesai (6/343), Ahmedi (1/435), Darimi (202) dhe el-Bezar (57113).