“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

32.Qëllimi para namazit

Imam Muhammed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq.75

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Profeti  ka thënë:

”Veprat janë sipas qëllimit1 dhe secili merr atë që ka për qëllim.” 2


1 Imam Neueui ka thënë: ”Synimi është qëllimi. Namazliu duhet të mendojë se ai do ta falë një namaz të caktuar, dhe duhet ta ketë të qartë se cilat cilësi ai duhet t’i ketë nëse bëhet fjalë për namazin e drekës, namaz të detyrueshëm dhe kështu me radhë. Këtë ai duhet ta ketë si synim gjatë tekbirit të parë.”(Raudhat-ut-Talibin (17.224).

2 Bukhari, Muslimi dhe të tjerët. Hadithi përmendet në ”El-Irua (22)”.

Shpërndaje: