Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

53.Ndalohet rebelimi dhe lufta kundër pushtetarit musliman

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 425

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

“Nuk lejohet të lufta kundër pushtetarit. Asnjë njeriu nuk i lejohet që të rebelohet kundër tij. Ai që e bën këtë është bidatçi i dalë përtej sunnetit dhe rrugës së drejtë.”

Shpjegimi

Sepse rebelimi ndaj pushtetarit kundërshton argumentet e konfirmuara nga profeti dhe një prej parimeve madhështore të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Për sa kohë të mungon aftësia dhe dëmet do të jenë më të mëdha se sa dobitë, ti nuk duhet të rebelohesh as ndaj pushtetarit kafir. Vetëm kur ka kapacitet dhe ka më shumë dobi se sa dëm kjo lejohet. Përndryshe, duhet duruar. Por në qoftë se pushtetari është musliman dhe e falë namazin, kështu që nuk është e lejueshme që të rebelohesh kundër tij deri sa ai të shfaqë një mosbesim të qartë. Kështu ai duhet të rrëzohet përgjatë kushteve të përmendura.

Shpërndaje: