Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

12.Fazat e kaderit

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 374-375

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Besimtari është i detyruar që të besojë se i gjithë kaderi është përcaktuar nga Allahu (tebareke ue te ala); e mira dhe e keqja në të. Ndër të tjera ka përmendur Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë) në ”el-Uasitijjeh” se kaderi ka katër faza:

Faza e parë: Allahu di çdo gjë. Allahu me dijen e Tij të përjetshme gjithmonë kishte njohuri për krijesat e Tij; gjërat e mëdha dhe të vogla, ato delikate dhe të qarta.

Pas kësaj, Allahu ka shkruar çdo gjë në pllakën e ruajtur (Leuhi Mahfudh). I dërguari i Allahut ka thënë:

”Allahu shkroi përcaktimet e krijesave 50,000 vite para se të krijonte qiejt dhe tokën, ndërsa arshi i Tij ishte mbi ujë.” 1

Profeti gjithashtu ka thënë:

”Gjëja e parë që Allahu krijoi ishte pena. Allahu i tha: ”Shkruaj!” Pena tha: “O Zot, çfarë të shkruaj?” Ai i tha: ”Shkruaj përcaktimin e gjithçkaje deri në ditën e gjykimit! 2

Allahu (tebareke ue te ala) ka shkruar në pllakën e ruajtur (Leuhi Mahfudh) çdo gjë që Ai di me dijen e Tij gjithëpërfshirëse:

وَعِندَهُ مَفَاتِحُ الْغَيْبِ لاَ يَعْلَمُهَا إِلاَّ هُوَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَمَا تَسْقُطُ مِن وَرَقَةٍ إِلاَّ يَعْلَمُهَا وَلاَ حَبَّةٍ فِي ظُلُمَاتِ الأَرْضِ وَلاَ رَطْبٍ وَلاَ يَابِسٍ إِلاَّ فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ

”Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjethe që bije dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Leuhi – Mahfudh).” 3

يَا بُنَيَّ إِنَّهَا إِن تَكُ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ فَتَكُن فِي صَخْرَةٍ أَوْ فِي السَّمَاوَاتِ أَوْ فِي الْأَرْضِ يَأْتِ بِهَا اللَّهُ إِنَّ اللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٌ

”O biri im! Sikur të jetë (ndonjë gjë) sa një thërrmi e farës së mustardës dhe sikur ajo të jetë në thellësi të një shkëmbi, ose në qiej, ose në tokë, Allahu do ta sjell atë. Vërtet që Allahu është më i Mprehti (me dije deri në imtësi të çdo gjëje), i Mirënjohur (me dije të thellë për çdo imtësi).” 4

Allahu di çdo gjë dhe Ai ka shkruar çdo gjë në pllakën e ruajtur.

Faza e dytë: Besimi se dëshira e Allahut përfshinë çdo gjë dhe çdo gjë ekziston sepse Allahu (subhanehu ue te ala) dëshironë këtë.

Përveç kësaj, duhet besuar në aftësinë e Allahut me të cilën Ai krijon çdo gjë. Nuk ka asgjë jo-ekzistuese ose ekzistuese, të madhe apo të vogël, fjalë apo veprim, lëvizje apo qetësi, vetëm se Allahu e dëshiron këtë. Asgjë nga këto nuk ekzistojnë pa dëshirën e Allahut. Çdo gjë e përmendur nuk ekziston pa e krijuar Allahu atë me dëshirën e Tij dhe aftësinë e Tij dhe Ai është i aftë për çdo gjë.

Megjithkëtë, Allahu dërgoi të dërguarit dhe shpalli Librat me të cilët Ai i urdhëroi robërit me obligime, ndalime, besime, adhurime dhe të ngjashme. I binduri bindet sepse Allahu e dëshiron këtë pa kundërshtuar kjo vullnetin dhe aftësinë e Allahut. I bindur për të ndjekur të dërguarit fisnik përfundojnë në xhenet.

Personi i bindur që pason të dërguarit fisnik hynë në xhenet. Ndërsa kundërshtuesi i cili i përgënjeshtronë dhe i kundërshton ata, ndëshkohet në bazë të devijimit të tij. Nëse devijimi është mosbesim, atëherë ai hynë në xhehenem të përjetshëm, dhe në qoftë se ka të bëjë me mëkate të mëdha, atëherë ai është në vullnetin e Allahut, nëse Ai dëshiron ta falë atë ose ta dënojë atë.


1 Muslimi (2653).
2 Ebu Daudi (4700).
3 En-Aam 6:59.
4 Lukman 31:16.

Shpërndaje: