Shejkh Muhamed bin Abdil-Uehab el-Benna
Burimi: Lamahat an Dauat-il-Ikhuan el-Muslimin, fq. 35-36
Kompilimi: Muhamed bin Iuadh bin Abdil-Ghani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Takova disa të rinj nga el-Ikuan el-Musliminët. Unë pashë se si ata kujdeseshin për namazin dhe treguan entuziazëm dhe xhelozi për Islamin përgjithësisht. Fillova tu tregojë në lidhje me metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Kundërshtimi i tyre ishte se lideri i tyre i përgjithshëm (Hasan el-Benna) i paralajmëron ata ndaj këtyre gjërave sepse ato përçajnë muslimanët. Ata ishin të fokusuar në ekzekutimin e dënimeve të përcaktuara (hudud) dhe që një qeveri Islamike të zbatojë sheriatin herët apo vonë edhe nëse do të arrihej përmes anarkisë dhe luftimit të atyre në pushtet, të cilët i konsideronin si kufarë, të padrejtë apo mëkatarë, sipas interpretimit të ajeteve fisnike:
وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ
”E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë mohues.” 1
وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ
”E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë mizorë (të padrejtë).” 2
وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ
”E kush nuk gjykon me atë që e zbriri Allahu, ata janë fasikunë (të pabindur e të panënshtruar ndaj Allahut).” 3
Allahu deshi që unë të shkoj me një grup të rinjsh nga Ikhuanët për të vizituar liderin e përgjitshëm Hasan el-Benna, në qendrën kryesore të grupit në Hilmijeh. Vizita ndodhi në një ditë të martë kur ata e kishin mësimin e tyre javor. E dëgjova mes tekbireve dhe tehmideve (thonin: Allahu Ekber, elhamduliLah) . Ky është tipik i metodologjisë së tyre. Kam vënë re se si ai fliste me entuziazëm dhe se si ai hynte në disa tema. Ai i lidhte ato me ajetet Kuranore dhe hadithe. Ai na predikonte dhe na ligjëronte deri në orët e vona të natës.
Megjithatë, ai kurrë nuk foli në mbrojtje të besimit të saktë Islam. Ai nuk ua kujtonte kësaj turme të madhe Teuhidin Uluhijeh dhe Teuhidin Esma ues-Sifat (besimin se vetëm Allahu meriton adhurim dhe se Allahu ka emra dhe cilësi). Ai kishte në synim vetëm Teuhidin Rububijeh (besimin se vetëm Allahu është Zot) dhe mjaftohej me këtë. Fjalët e tij lidhur me Islamin ishin të përgjithshme. Kështu ai mund të kënaqte çdo Sufi, Eshari, Mutezili, Shiitë, Kharixhi … Por një musliman i cili ka mësuar besimin e Grupit të Shpëtuar, e di se kjo është e kotë.
Allahu (te ala) na ka dhënë një kriterier me të cilin dallojmë të vërtetën nga e kota dhe dijetarët që gjithmonë ishin të preokupuar me këto studime, hytbet dhe ligjërata e tyre bënin fjalë për të gjitha çështjet e sheriatit, ata nuk e mbanin një hytbe të vetme apo ligjëratë pa hyrë në Teuhidin Uluhijeh, Teuhid Rububijeh dhe Teuhidin Esma ues-Sifat dhe refuzuan teuesulin nëpërmjet të vdekurve, përkushtimin ndaj varreve dhe pasimit e verbër të paraardhësve. Ata sqaruan besimin e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit që ndryshon nga besimi i sekteve kundërshtuese, si i Esharive, Mutezilive dhe të tjerëtve. Ikhuan el-Musliminët nuk pranojnë të flasin për këtë sepse ata pretendojnë se kujdesen për të bashkuar umetin me të gjitha besimet që kanë.
Sa më shumë që vërejtëm nga entuziazmi i Hasan el-Bennës dhe pasuesve të tij aq shumë shqetësoheshim se si ajo masë e madhe nuk i përmbahej besimit të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit në lidhje me bazat e fesë. E kisha zakon të lexoja në gazetën “el-Ikhuan al-Muslimin” dhe revistën e tyre pa parë gjë që më jep shpresë për këtë grup aktivist4.
1 5:44.
2 5:45.
3 5:47.
4 El-Ikhuan el-Muslimun, fq. 53, nga Ali el-Uasifi.