Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

33.Tekbiri i namazit

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 75-76

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Profeti ﷺ e fillonte namazin duke thënë:

الله أكبر

”Allahu është më i Madhi.”1

Tashmë është përmendur se si ai e urdhëroi njeriun i cili u fal gabim që ta bëjë këtë. Ai i tha atij:

”Namazi i asnjë personi nuk plotësohet derisa të ketë marrë bades si duhet dhe të thotë:

الله أكبر

”Allahu është më i Madhi.”2

Ai ﷺ ka thënë:

”Çelësi i namazit është pastrami (abdesi/gusli). Ndalimi i tij është3 tekbiri dhe lejimi i tij është teslimi.”4

Ai e kishte zakon që ta ngriste zërin e tij gjatë tekbirit në mënyrë që ata të cilët qëndronin pas tij e dëgjonin atë5. Kur ai ishte i sëmurë, Ebu Bekri e ngriste zërin e tij për ti’a kumtuar tekbirin e tij ﷺ njerëzve6. 

Ai ﷺ ka thënë:

”Kur imami thotë:

الله أكبر

”Allahu është më i Madhi.”

edhe ju duhet të thoni:

الله أكبر

”Allahu është më i Madhi.”7


1 Muslimi dhe Ibn Maxheh. Hadithi thotë se ai nuk e fillonte namazin me frazat si ”Kam ndërmend të fali…” dhe të ngjashme. Ky është një bidat i qartë sipas të gjithë dijetarëve. Megjithatë, ata kanë mendime të ndryshme nëse bidati është i mirë apo i keq. Megjithatë, të gjitha bidatet në adhurim janë devijim. Argument për këtë janë fjalët e përgjithshme të profetit ﷺ:
“Çdo risi (bidat) është devijim dhe çdo devijim është në zjarr.”
Megjithatë, nuk ka kohë për ta detajuar çështjen.

2 Tabarani me një zinxhir të saktë transmetimi.

3 Do të thotë veprimet të cilat Allahu i ka ndaluar në namaz dhe veprat që Ai i ka lejuar jashtë namazit. Ndalesat dhe lejesat do të thotë ”ndaluese” dhe ”lejeuse”. Hadithi dëshmon se dera e namazit është e mbyllur dhe nuk hapet pa pastrim. Ai gjithashtu tregon se në ndalesat e tij hyhet vetëm me tekbir dhe se dilet prej tij vetëm me teslim. Ky është mendimi i shumicës së medhhebeve.

4 Ebu Daudi, Tirmidhi dhe Hakimi i cili tha se hadithi është i saktë dhe Dhehebi u pajtua me të. Hadithi përmendet në El-Irua (301)”.

5 Ahmedi dhe Hakimi i cili tha se hadithi është i saktë dhe Dhehebi u pajtua me të.

6 Muslimi dhe Nesai.

7 Ahmedi dhe Bejhaki me një zinxhir të saktë transmetimi.

Shpërndaje: