Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13 llojet e Xhihadit

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Zad-ul-Ma´ad (3/9-10)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Xhihadi përbëhet nga katër lloje:

1 – Xhihad me veten (kundër epshit).

2 – Xhihad kundër shejtanit.

3 – Xhihad kundër kufarëve.

4 – Xhihad kundër hipokritëve.

Xhihadi me vetveten përbëhet nga katër lloje:

1 – Xhihadi me vetveten për të mësuar udhëzimin dhe fenë e vërtetë, suksesi dhe lumturia e të cilit edhe varet në të dy jetët. Kur kjo dituri të humbet fatkeqësia në dy jetët është një fakt.

2 – Xhihadi kundër egos për të praktikuar diturinë. Nëse dituria pa veprim është e dëmshme kështu që është të paktën e padobishme.

3 – Xhihadi kundër egos për të thirrur në të dhe të mësoshë atë që nuk e di atë. Përndryshe, personi i përketë atyre që e fshehin udhëzimin dhe diturinë të cilën Allahu e ka shpallur. Një dituri e tillë është e kotë dhe nuk mbrojnë kundër dënimit të Allahut.

4 – Xhihadi egos për të bërë durim me vështirësitë në davet dhe bezdisjet e krijesave. Ai duhet të bëjë durim me të gjitha këto për hir të Allahut. Vetëm pasi ti këtë përmbushur të gjitha këto katër pika ai është një ”Rabbani”. Dijetarët janë të pajtimit se dijetari nuk e meriton të quhet ”Rabbani” derisa ai ta di të vërtetën, ta praktikonë atë dhe e predikonë atë. Ai që di, vepron dhe do të konsiderohet si i fuqishëm në sundimin e qiejve.

Xhihad kundër shejtanit ka dy lloje:

1 – Xhihadi kundër shejtanit, për tu mbrojtur kundër dyshimeve të tij dhe mosbesimit që ndikon negativisht në besimin e robit.

2 – Xhihad kundër shejtanit, për tu mbrojtur kundër epsheve të tij të dëmshme dhe tundimeve.

Lloji i parë i Xhihadit vjen me bindje, dhe lloji i dytë vjen me durim. Allahu Te ala ka thënë:

وَجَعَلْنَا مِنْهُمْ أَئِمَّةً يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا لَمَّا صَبَرُوا وَكَانُوا بِآيَاتِنَا يُوقِنُونَ

”Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.” 32:24

Ai tregoi se si udhëheqja fetare mund të arrihet vetëm me durim dhe bindje. Durimi lufton tundimet dhe epshet e prishura dhe bindja lufton mëdyshjet dhe dyshimet.

Xhihadi kundër kufarëve dhe hipokritëve përbëhet nga katër lloje:

1 – Xhihad me zemër.

2 – Xhihad nga gojë.

3 – Xhihad me pasuri.

4 – Xhihad me trup.

Xhihad kundër kufarëve kryhet në veçanti me dorë, ndërsa Xhihadi ndaj hipokritëve kryehet në veçanti me gojë.

Lidhur me Xhihadin kundër kokës së padrejtësive, të risive dhe të mëkatarëve, kështu që ai përbëhet nga tre lloje:

1 – Me dorë nëse është e mundur.

2 – Me gojë, nëse nuk është e mundur me dorë.

3 – Me zemër në qoftë se nuk është e mundur me gojë.

Këto janë trembëdhjetë llojet e Xhihadit.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Ai që vdes pa luftuar ose pa u përgatitur për luftë vdes përgjatë një prej llojeve të hipokrizisë.”

Shpërndaje: