Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13 vitet e para në Mekë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: https://youtu.be/-3rimRRsZak

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Në të vërtetë, Besimi i Teuhidit (duke e veçuar Allahun në adhurim) është themeli mbi të cilin ndërtohet kjo fe.

Për shkak të kësaj, profeti (salAllahu alejhi ue selem) qëndroi në Mekë pas shpalljes si i dërguar për 13 vite, duke thirrur në Teuhid dhe duke braktisur adhurimin e tjerëve përveç Tij.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) do të thoshte:

“O njerëz, thuani: Nuk ka asnjë zot që meriton adhurim me të drejtë përveç Allahut dhe do të jeni të shpëtuar!”

Ai u tha Kurejshëve kur u mblodhën rreth tij nga Safa, ai u tha atyre:

“A t’ju udhëzoj në një fjalë, që me të do t’i zotëroni arabët dhe joarabët, dhe njerëzit e feve të tjera do t’ju paguajnë xhizjen?”

Ata thanë: “Si jo.”

Ai tha: “Thoni: “Nuk ka asnjë zot që meriton adhurim me të drejtë përveç Allahut.”

Ky besim është kuptimi i kësaj fjale të jashtëzakonshme: لا إله إلا الله

Nuk ka asnjë zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut (subhanehu ue te ala).

Çdo gjë që adhurohet përveç Tij, adhurohet kotësisht.

Ky është kuptimi i kësaj fjale të jashtëzakonshme në të cilën i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) filloi të thërrasë.

Për shkak të kësaj, suret që u shpallën në Mekke ishin të gjitha për këtë besim. Ato ishin të gjitha rreth Teuhidit.

Kjo tregon se besimi është themeli dhe se nuk ka kurrfarë dobie në thirrjen për tek Allahu nëse nuk e fillon atë me besim.

Ata që thërrasin për tek Allahu dhe nuk fillojnë me besim, as nuk i japin rëndësi thirrjes, thirrjet e tyre janë të pafrytshme dhe nuk do të prodhojnë asgjë!

Sa për ata që thërrasin në këtë besim, e përhapin atë dhe e sqarojnë atë, ata janë ata që u bëjnë dobi njerëzve dhe tokës.

Shikoni Shejkh el-Islam Ibnu Tejmijen (rahimehullah), kur ai e mori këtë besim, i thirri në të, e sqaroi atë dhe shkroi libra mbi të …

dhe gjithashtu nxënësin e tij Imam Ibn el-Kajimi, kur ai e pasoi atë në këtë metodologji si dhe pjesa tjetër e nxënësve të Shejkh el-Islam Ibnu Tejmijes.

Në të vërtetë, kur ata e ndërtuan dhe e vendosën davetin e tyre në këtë besim, thirrja e tyre u bë e suksesshme, elhamdulilah.

Ajo u solli dobi dhe rezultoi në një sasi të bollshme të librave të mirënjohura në duart e muslimanëve në të gjithë botën.

Ky besim është themeli mbi të cilin mbështetet pjesa tjetër e fesë, si dhe pjesa tjetër e veprave të adhurimit. Veprat pa besim të saktë janë një humbje. Dhe daveti pa besim të saktë është i dështuar!

Ky besim është themeli i fesë së myslimanëve!

Është e detyrueshme që thirrësit, dijetarët dhe mësuesit ti japin rëndësi të madhe këtij besimi të shëndoshë dhe t’ua sqarojnë atë njerëzve në shkolla, xhami dhe tubime në mënyrë që ajo të përhapet, që të jetë e njohur dhe për të dëbuar besimet e kota dhe thirrjet që e kundërshtojnë atë.

Ky besim është themeli i kësaj feje. Suret që u shpallën në Mekke ishin të gjitha për këtë besim dhe themelimin e tij.

Pasi që kur ky besim u bë i qëndrueshëm, dispozitat ligjore islame iu shpallën të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selam) në Kuranin e Madhërishëm dhe Sunnetin profetik.

Shpërndaje: