Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Një letër nga Khauarixhët

Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)

Burimi: Sijar A’lam-in-Nubala (4/553-555)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ali bin el-Medini ka thënë: Hisham bin Jusuf na tregoi: Davud bin Kajsi më tregoi:

“Unë kisha një shok i cili quhej Ebu Shamir Dhu Khaulan. E braktisa San’an për të shkuar në fshatin e tij. Sapo iu kisha afruar fshatit gjeta një letër të vulosur që i ishte dërguar Ebu Shamirit. Hyra tek ai dhe e pashë se ishte i shqetësuar dhe i mërzitur. E pyeta se çfarë kishte ndodhur, ai mu përgjigj: “Një i dërguar ka ardhur nga San’a dhe më tha se miqtë e mi më kanë shkruar një letër të cilën ai e ka humbur.” Unë i thashë: “Ja letra.” Ai e lavdëroi Allahun, e hapi dhe e lexoi letrën. I thashë: “Ma lexo që ta dëgjojë.” Ai tha: “Unë mendoj se je i ri për të dëgjuar.” Unë i thashë: “Çfarë shkruan në të?” Ai u përgjigj: “Prerje të kokës.” Unë i thashë: “Ky është një grup Harurijjeh i cili të ka shkruar ty në lidhje me zekatin e pasurisë tuaj.” Ai tha: “Si i njeh ata?” I thashë: “Unë dhe shokët e mi ulemi me Uehb bin Munebih. Ai na thotë: “Ata janë të rinj mendjelehtë! Kujdes nga këta Harura! Mos lejoni që të ndikojnë me mendimet e tyre devijuese. Ata janë njerëz të këqij ndaj këtij umeti!” Ai më dha letrën. Unë lexova këtë që vijon:

“Selami qoftë mbi ty!

Ne të këshillojmë që ta kesh frikë Allahun. Feja e Allahut është udhëzim. Feja e Allahut është që ti bindesh Allahut dhe të shkosh kundër asaj që shkon kundër sunnetit të profetit të Tij ﷺ. Kur të marrësh letrën tonë ti duhet të paguash të drejtën e Allahut të cilën ta ka obliguar Ai. Kështu ti do të meritosh mbrojtjën e Allahut, dhe mbrojtjen e robërve të Tij të devotshëm dhe besnik. Selam.”

Unë i thashë: “Unë të ndalojë që të jesh me ta!” Ai tha: “Si të pasojë mendimin tënd në vend të mendimit të dikujt që është më i moshuar se ti?” Unë i thashë: “A dëshiron që unë të dërgojë tek Uehbi në mënyrë që ta dëgjosh atë?” Ai e dëshiroi këtë. Ne shkuam në San’a dhe e dërgova tek Uehbi. Vetëm se ishte një grup i njerëzve tek Uehbi. Njëri prej tyre më tha: “Kush është ky plaku?” Unë i thashë, ai ka një punë.” Ata u ngritën dhe Uehbi i tha: “Çfarë pune ke, o Dhu Khaulan?” Ai u hutua dhe u frikësua. Uehbi më tha: “Folë për të.” Unë i thashë: “Ai i përket atyre që lexojnë Kuranin, dhe është i drejtë dhe vetëm Allahu e di të brendshmën e Tij. Ai më tregoi se një grup Harurijjeh ia dërguan një letër atij dhe i thanë se zekati i tij është i pavlefshëm në qoftëse ai nuk ia paguan atë ayre. Ata kishin për qëllim se zekati bie në duar të gabuara dhe prandaj ai duhet t’u ipet atyre. Mendoj se fjalët e tua, Ebu Abdil-lah, bëjnë dobi më shumë se sa fjalët e mia. “Ai tha: “O Dhu Khaulan! A dëshiron të bëhesh Haruri në pleqëri dhe të akuzoshë njerëzit si të devijuar të cilët janë më të mirë se ti? Çfarë do ti thuash Allahut nesër kur të qëndroshë para Tij? Ai ndaj të cilit ti ke dëshmuar. Allahu ka dëshmuar se ai është besimtarë, ndërsa ti ke dëshmuar se ai është kafir. Allahu dëshmon për udhëzimin e tij, ndërsa ti dëshmon për devijimin e tij. Ku do të hysh nëse mendimi ytë dhe dëshmia jote shkon kundër urdhrërit të Allahut dhe dëshmisë së Tij? Më trego o Dhu Khaulan, çfarë ata thonë për ty.” Ai filloi të flasë dhe i tha Uehbit: “Ata vetëm më urdhërojnë që t’ua jap zekatin njerëzve që mendojnë dhe kanë pëlqimet e njejta me ta dhe që të mos kërkojë falje për askë tjetër pos tyre.” Uehbi tha: “Ti ke thënë të vërtetën. Kjo është sprova e tyre e rreme. Lidhur me zekatin, kam mësuar se i dërguari i Allahutﷺ ka thënë se një grua nga Jemeni hyri në xhehnem për shkak të një mace që ajo e kishte ngujuar. A do Allahu më shumë që ti ipet ushqim një personi që e adhuron vetëm Allahun dhe nuk adhuron idhuj karshi Tij, apo ti ipet ushqim një mace? Allahu (te ala) ka thënë:

وَيُطْعِمُونَ الطَّعَامَ عَلَى حُبِّهِ مِسْكِينًا وَيَتِيمًا وَأَسِيرًا

”Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.” 1

Lidhur me lutjen për falje që lejohet të bëhet vetëm për ta, kështu që unë pyes në qoftë se ata janë më të mirë se engjëjt. Allahu (te ala) ka thënë:

تَكَادُ السَّمَاوَاتُ يَتَفَطَّرْنَ مِن فَوْقِهِنَّ وَالْمَلَائِكَةُ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَيَسْتَغْفِرُونَ لِمَن فِي الْأَرْضِ

”Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë.” 2

Betohem në Allahun se engjëjt nuk kërkojnë falje derisa ata të mos jenë urdhëruar për të bërë këtë:

لَا يَسْبِقُونَهُ بِالْقَوْلِ وَهُم بِأَمْرِهِ يَعْمَلُونَ

”Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij.” 3

الَّذِينَ يَحْمِلُونَ الْعَرْشَ وَمَنْ حَوْلَهُ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَيُؤْمِنُونَ بِهِ وَيَسْتَغْفِرُونَ لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا وَسِعْتَ كُلَّ شَيْءٍ رَّحْمَةً وَعِلْمًا فَاغْفِرْ لِلَّذِينَ تَابُوا وَاتَّبَعُوا سَبِيلَكَ وَقِهِمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ

“Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo gjë, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehenemit!” 4

O Dhu Khaulan! Kam jetuar në fillim të Islamit. Betohem në Allahun se Khauarixhët kurrë nuk kanë pasur një grup vetëm se Allahut i ka përçarë ata sipas gjendjës së tyre të prishur. Kurrë ndonjë prej tyre nuk është shfaqur vetëm se Allahu ia ka prerë kokën e tij. Kurrë nuk është bashkuar umeti rreth një burri prej Hauarixhëve. Po të kishte bërë Allahu që ideologjia e Khauarixhëve të zë vend bota do të shkatërrohej, rrugët do të ishin prerë, dhe pelegrinazhi për në shtëpinë e shenjtë të Allahut do të kishte pushuar. Kështu Islami ishte kthyer në kohën pagane dhe njerëzit do të kishin kërkuar ndihmë nga majat e maleve siç vepronin gjatë kohës pagane. Më shumë se dhjetë apo njëzet njerëz do të ishin shfaqur dhe secili do përpiqej për ta arritur kalifatin (që vetë të bëhet kalif). Çdonjëri prej tyre do të kishte me vete më shumë se 10.000 njerëz dhe do të luftonin mes vete dhe do të bënin tekfir mbi njëri-tjetrin. Do të kishte shkuar aq larg saqë besimtari do të kishte filluar të frikësohen për veten e tij, fenë e tij, familjen e tij dhe pasurinë e tij – ai nuk do ta kishte ditur se ku të shkojë ose me këtë të jetë.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَلَوْلاَ دَفْعُ اللّهِ النَّاسَ بَعْضَهُمْ بِبَعْضٍ لَّفَسَدَتِ الأَرْضُ

”Dhe sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka.” 5

إِنَّا لَنَنصُرُ رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آمَنُوا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ يَقُومُ الْأَشْهَادُ

Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.” 6

Po të kishin qenë besimtarë atyre do tu ipej mbështetje. Allahu (te ala) tha:

وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ الْغَالِبُونَ

Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.” 7

O Dhul Khaulan! A nuk mund të jesh me muslimanët sikurse Nuhu ﷺ ishte me idhujtarët kur ata i thanë atij:

أَنُؤْمِنُ لَكَ وَاتَّبَعَكَ الْأَرْذَلُونَ

Ata thanë: “E si të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?” 8

Dhu Khaulan tha: “Çfarë më urdhëron?” Uehbi tha: “Jepja zekatin tënd atij që Allahu i ka dhënë pushtet në këtë umet. Pushteti i takon vetëm Allahut; ai është në dorën e Tij, dhe Ai ia jep atë kujt të dojë. Kur ti ia jep pushtetarit t’i lirohesh nga borxhi. Nëse diçka tepron të lejohet që t’ua japësh të afërmëve tuaj, robërve, fqinjëve dhe mysafirëve.” Ai tha: “Unë dëshmoj se kam braktisur mendimin e Harurive.”


1 76:8

2 42:5

3 21:27

4 40:7

5 2:251

6 40:51

7 37:173

8 26:111

Shpërndaje: