Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndrimi ndaj metodologjive të ndryshme, zgjedhjeve dhe votimeve

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (vdiq. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur nr (1022)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë të themi për ata që kujdesen për të hyrë parlamente? A janë të shkatërruar ata? A janë jomuslimanë?”

Përgjigje: ”Ne nuk bëjmë Tekfir mbi ta. Ata ose janë të sinqertë apo kanë qëllim të keq. Isai alejhis-selam ka thënë:

“Ju do t’i njihni ata përmes fryteve të tyre.”

Ata marin pjesë me ne në Islamin tonë në përgjithësi dhe gjithashtu në Islamin tonë të filtruar. Pra, ata janë nga ne dhe midis nesh, por ata e kanë blerë këtë jetë para jetës së ardhshme. Pra nuk duhet të bëhet Tekfir mbi ta.

Dhe në qoftë se ata janë të sinqertë … Kohët e fundit siq kemi mësuar se një parti islamike në Algjeri … Besoj po e dini se për çka po flas, ISF …1 Ata janë vëllezërit tanë në Islam dhe nga larg edhe në metodologjinë Selefite. Megjithatë, ata janë zhvilluar. Ata janë përpjekur për tu futur në parlament. Me siguri ata do të kenë sukses sepse ata kanë më shumë vota se partitë e tjera. Sa për ta, ne para sëgjithash mund të mendojmë vetëm mirë për ta. Por ne nuk e mbështesin hyrjen e tyre në parlament sepse kjo nuk është mënyrë islame. Këtu ne duhet ti kujtojmë vetes fjalët e Allahut Te ala:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُونُواْ قَوَّامِينَ لِلّهِ شُهَدَاء بِالْقِسْطِ وَلاَ يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَى أَلاَّ تَعْدِلُواْ اعْدِلُواْ هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَى وَاتَّقُواْ اللّهَ إِنَّ اللّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ

”O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro Allahun se Allahu di hollësisht për atë që veproni.” 2

Kjo do të thotë se në qoftë se ka njerëz që janë me ne në rrugën e drejtë, dhe pastaj devijojnë pak ose shumë në çështje që nuk i përjashtojnë ata nga Islami, ne nuk duhet ti mbyllim sytë për të gjitha veprat e tyre të mira për shkak të mëkatit në të cilin ata kanë rënë. Kjo është padrejtësi, të cilën Zoti ynë na e ka ndaluar në ajetin parakalues:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُونُواْ قَوَّامِينَ لِلّهِ شُهَدَاء بِالْقِسْطِ وَلاَ يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَى أَلاَّ تَعْدِلُواْ اعْدِلُواْ هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَى وَاتَّقُواْ اللّهَ إِنَّ اللّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ

”O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro Allahun se Allahu di hollësisht për atë që veproni.”

Muslimani është i drejtë. Ai nuk e favorizon askë, ai nuk i shkon askujt për qefi dhe ai nuk e trajton askë me padrejtësi. Pra, ne duhet të jemi larg nga bërja Tekfir mbi ta. Ose mund të themi së më së paku ata vepruar gabim ose kanë pasur si synim interesat personale ndër të tjera, për tu punësuar dhe për të arritur udhëheqje. Sepse kjo është diçka që ka të bëjë me zemrën dhe vetëm Ai që e di të fshehtën e di ç’ka në zemra.

___________________________

1 Shih https://en.wikipedia.org/wiki/Islamic_Salvation_Front

2 5:8

Shpërndaje: