Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
14 – Marrëdhënia intime me gruan kur ajo ka ciklin e saj menstrual është e ndaluar
Është e ndaluar të pasurit marrëdhënie intime me të, sepse Allahu (tabareke ue te ala) ka thënë:
وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ قُلْ هُوَ أَذًى فَاعْتَزِلُواْ النِّسَاء فِي الْمَحِيضِ وَلاَ تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّىَ يَطْهُرْنَ فَإِذَا تَطَهَّرْنَ فَأْتُوهُنَّ مِنْ حَيْثُ أَمَرَكُمُ اللّهُ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ
“Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ai është i neveritshëm1, andaj largohuni prej grave nga organi gjenital gjatë menstruacionit, derisa të pastrohen2. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar Allahu. Vërtet Allahu i do shumë ata të cilët i kthehen Atij me pendim; dhe Ai i donë ata të cilët duan të pastrojnë vetveten.”3
Ka disa hadithe lidhur me këtë:
1 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Ai që ka marrëdhënie intime me gruan në ciklin e saj menstrual, si dhe ai që bënë seks anal me gruan, ose shkon tek fallxhori dhe beson në atë që ai thotë, ka mohuar atë që i është shpallur Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem).”
2 – Enas bin Malik (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Kur grave të jehudëve iu vinin periudhat e tyre mujore, ata i dëbonin ato nga shtëpitë dhe nuk hanin ushqim me to, nuk pinin me to dhe nuk përzieshin me to në shtëpi. Kur i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) u pyet në lidhje me këtë u shpall ajeti:
وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ قُلْ هُوَ أَذًى فَاعْتَزِلُواْ النِّسَاء فِي الْمَحِيضِ
“Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ai është neveritshëm, andaj largohuni grave (nga organi gjenital) gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen.”
I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) tha:
“Përzihuni me to në shtëpi dhe bëni çdo gjë me përjashtim të raportit seksual.” Atëherë jehudët thanë: “Ky burrë dëshiron që të jetë i ndryshëm nga ne në çdo gjë.” Usejd bin Hudhejr dhe Abbad bin Bishr shkuan te i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe thanë: “O i dërguari i Allahut! Jehudët thonë këtë dhe këtë. A nuk duhet të kemi marrëdhënie intime me to kur ato kanë periudha e tyre mujore? “Të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) iu ndërruan shenjat e fytyrës dhe ne menduam se ai ishte i zemëruar me ne.” Ata dolën jashtë dhe e takuan një burrë që i solli qumësht të dërguarit Allahu (salAllahu alejhi ue selem) pas së cilës ai (salAllahu alejhi ue selem) e dërgoi atë tek ata që t’i ftojë ata për të pirë. Pastaj ne e ditëm se ai nuk u zemërua me ta.”4
1 “I neverishtëm” Do të thotë se kjo e bezdisë gruan. El-Kurtubi dhe të tjerë thanë se kjo do të thotë era e gjakut menstrual dhe gjëra të tjera.
2 D.m.th. pasi që të ketë përfunduar cikli i tyre mujor dhe ato të jenë larë.
3 2: 222
4 Muslimi, Ebu Auaneh dhe Ebu Davudi (2165) i cili e transmeton këtë formulim.