15.Vetëm dijetarët thërrasin në Islam
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 40-41
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 15: Disa imagjinojnë se vetëm dijetarët duhet të thërrasin në fenë e Allahut dhe se të tjerët nuk obligohen të thërrasin me atë dije që kanë mësuar. Çka thoni për këtë?
Përgjigje: Kjo nuk është imagjinatë. Kjo është e vërteta. Vetëm dijetarët thërrasin në fe. Unë po e them këtë vetë. Megjithatë, ka çështje të qarta rreth të cilave të gjithë kanë dije. Secilit i lejohet që të urdhërojë në të mirën dhe të ndalojë nga e keqja sipas dijes së tij. Ai duhet të urdhërojë familjen e tij që ta falin namazin dhe gjëra tjera të qarta. Madje edhe njerëzit e thjeshtë e kanë obligim këtë. Ata duhet të urdhërojnë bijtë e tyre që të falen në xhami.
I dërguari ﷺ ka thënë:
”Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur ata të kenë mbushur shtatë vjeç dhe rrahni ata kur ata të kenë mbushur dhjetë vjeç dhe ndani dyshekët e tyre veç e veç.” 1
”Ju të gjithë jeni barinj dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për kopetë tuaja.” 2
Kjo quhet mbikqyrje. Kjo quhet të thirrurit në të mirë dhe ndalimi i së keqes.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Nëse dikush prej jush sheh diçka të keqe, ai duhet ta ndryshojë atë me dorën e tij. Nëse ai nuk mundet, ai duhet ta bëjë këtë me gojën e tij. Nëse ai nuk mund ta bëjë këtë, ai duhet ta bëjë këtë me zemër – dhe ky është besimi më i dobët.” 3
Njerëzit e thjeshtë siç thashë janë të detyruar të urdhërojnë familjen e tyre dhe të tjerët që të falen, të japin lëmoshë, t’i binden Allahut dhe t’i shmangen mëkateve. Pos kësaj ai duhet të pastrojë shtëpinë e tij nga mëkatet dhe t’i edukojë fëmijët e tyre në devotshmëri. Këtë e ka obligim ai edhe pse ai është vetëm një njeri i thjeshtë. Këtë të gjithë e dijmë; kjo është e qartë.
Sa u përket fetvave, gjërave të lejuara dhe të ndaluara, idhujtarisë dhe teuhidit, vetëm dijetarët janë që mirren me këto.”
1 Ebu Daudi (495).Hadith është autentik. Shih ”Nasb-ur-Rejah” (1/298) me formulime të ngjashme.
2 Bukhari (853).
3 Muslimi (49).
- april 12, 2016
- Comments are off