Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ai që nuk mund të përmbahet dhe bënë marrëdhënie intime me gruan që ka ciklin e saj menstrual, është i detyruar që të paguaj dëmshpërblim vlerën e një monedhe ari. Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë në lidhje me burrin që ka marrëdhënie intime me gruan e tij kur ajo ka ciklin e saj menstrual:
“Ai duhet të dhurojë një ose një gjysmë monedhe ari.”1
1 Transmeton Ebu Daudi, Tirmidhi, Nesai, Ibn Maxheh, Tabarani në “el-Muxhem el-Kebir (2/148)”, Ibn-ul-Arabi (1/49-50), Darimi, Hakimi dhe Bejhaki me zinxhir transmetimi të saktë sipas kushteve të Bukharit, hadithi është saktësuar nga Hakimi i cili u mbështet nga Dhehebi, Ibn-ul-Kajim dhe Ibn Haxher el-Askalani, Ibn-Dakik, Ibn-ut-Turkmani, të cilën e kam qartësuar në “Sahih Sunen Ebi Daud (256)”, edhe Ibn-ul-Mulakin u pajtua me këtë në “Khulasat-ul-Bedr el-Munir”. Para kësaj Ahmedi e cilësoi zinxhirin e transmetimit të fortë dhe e miratoi atë sipas mendimit të tij
Ebu Daudi tha:
“E kam dëgjuar Ahmedin duke u pyetur në lidhje me burrin që ka marrëdhënie intime me gruan e tij që ka ciklin e saj menstrual, pas së cilës ai u përgjigj: “Sa i mirë është hadithi i Abdul-Hamidit në lidhje me këtë çështje.” I thashë: “A e pranon këtë mendim?” Ai u përgjigj: “Po, ky është dëmshpërblim.” Unë i thashë: “Një monedhë ari apo gjysmë? “Ai tha: “Siç dëshiron.” (Meseil-ul-imam Ahmed, fq. 26).
Hadithin e pranuan disa nga selefët emrat e të cilëve Sheukani i përmendi në “Nejl-ul-Autar (1/244)”. Ai gjithashtu e forcoi hadithin. Se është e mundur për të paguar të dyja dëmshpërblimet, mund të varet nga gjendja financiare e personit që obligohet të paguaj dëmshpërblimin, gjë që përmendet në mënyrë specifike në formulime të caktuara edhe pse zinxhirët e tyre janë të dobët dhe Allahu e di më mirë. E njëjta gjë mund të thuhet në lidhje me dobësinë e hadithit që trajton dallimin në mes të marrëdhënies intime me gruan që ka ciklin e saj menstrual dhe pas ciklit menstrual por para se të lahet.