Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Parazitët e jargëve të qenve dhe dheu mahnitës

Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Urtësia pas këtij pastrimi është se jargët e qenve përbëhen nga parazitë të dëmshëm. Nëse ato mbeten në enën nga e cila njeriu më vonë pi, ekziston rrezik i madh që ata të dëmtohen nga parazitët. Prandaj, ena duhet të pastrohet në këtë mënyrë.

Ndoshta dikush pyet nëse e njëjta gjë vlen për urinën, jashtëqitjen, djersën, lotët, qurrat dhe sekrecionet e tjera të qenit. Shumica e dijetarëve konsiderojnë se papastërtitë e qenit janë si pështyma e tij. Dijetarët e tjerë duke përfshirë Dhahiritë, thonë se pështyma është e veçantë sepse ajo përbëhet nga parazitë të padukshëm.

Bazuar në këtë disa dijetarë kanë thënë se asgjë nuk mund të zëvendësojë dheun. Dheu ka cilësi të mahnitshme. Për shembull, mund të eliminojë bakteriet. Prandaj, shumica konsideron se asgjë nuk mund ta zëvendësojë dheun. Fakti se pastruesit e tjerë do të pastronin edhe më mirë nuk ka rëndësi sepse profeti e veçoi dheun. Dheu sigurisht ka karakteristika të tjera që ne nuk i dimë. Dheu është një nga dy elementët pastrues. Tjetri është uji. Përveç ujit, asgjë përveç dheut nuk pastron. Dheu përdoret gjithashtu për tejemum. Ky është mendimi më mbizotërues. Nëse nuk ka dhe, lejohet të përdoret detergjenti dhe gjëra të tjera që largojnë papastërtinë.

Shpërndaje: