Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

37.Shikimi në vendin e sexhdes dhe përqendrimi në namaz

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 78-80

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Kur profeti  e falte namazin, ai e ulte kokën e tij dhe shikonte poshtë në tokë.1

Kur ai hyri në qabe, ai nuk e largonte shikimin e tij nga vendi i sexhdes derisa doli nga ajo.2

Profeti ﷺ ka thënë:

”Një shtëpi nuk duhet të ketë diçka që e shpërqendron namazliun.”3

Ai ndaloi të shikuarit lartë.4

Ai vuri në dukje ndalimin dhe tha:

Le të ndalen ata që i ngrenë shikimet drejt qiellit gjatë namazit, ose nuk do t’u kthehet më shikimi.”

Në një transmetim tjetër thuhet:

”… Në mënyrë që të mos e humbin të shikimi.”5

Në një tjetër hadith thuhet:

”Mos u ktheni anash kur jeni duku u falur se vërtetë Allahu e vë fytyrën e Tij drejt fytyrës së robit Të tij kur ai falet përderisa sa ai nuk kthehet anash.”6

Përveç kësaj, ai tha lidhur me këtë:

”Kjo është një vjedhje nga shejtani me të cilën ja vjedh robit namazin.”7

Profeti ﷺ ka thënë:

”Allahu qëndron para robit kur ai falet përderisa ai nuk kthehet anash. Kur ai e kthen fytyrën e tij, Ai largohet prej tij.”8

Ai ndaloi tri gjëra; të çukitësh si gjeli, të ulesh si qeni dhe të kthehesh anash si dhelpër.9

Profeti ﷺ ka thënë:

”Fale sikur të jetë namazi përfundimtar, sikurse je duke e parë Atë sepse edhe pse ti nuk e sheh Atë, vërtetë Ai të sheh ty.”10

Përveç kësaj, profeti ﷺ tha:

”Nuk ka njeri që kryen namazin e detyrueshëm kur t’i ketë hyrë koha e tij, merr abdes siç duhet, përqendrohet mirë dhe bën ruku në mënyrë të mirë, vetëm se kjo shlyen gjitha mëkatet e tij të mëparshme përveç mëkateve të mëdha – dhe kjo vlen gjatë gjithë jetës.”11

Profeti ﷺ e falte namazin i veshur me një Khamiseh12 dhe shikojë në modelet e saj. Kur e mbaroi namazin ai tha:

”Shko dhe jepja këmishën time Ebu Xhehmit dhe ma sjell Enbexhenijen e Ebu Xhehmit13. Këmisha më shpërqendroi gjatë namazit tim.”

Në një transmetim tjetër thuhet:

”Shikova në këto modele gjatë namazit dhe ajo gati më vuri në sprovë.”14

Aishah kishte një pëlhurë me imazhe që shtrihej deri në një Sahuah15 drejt të cilës profeti ﷺ falej. Pastaj ai tha:

”Largoje këtë nga unë [sepse unë vazhdimisht po shoh imazhet e saj para meje kur po falem].”16

Ai thoshte:

”Nuk duhet falur kur ushqimi është shërbyer, ose në qoftë se ke nevojë për të kryer dy nevojat fiziologjike.”17


1 Bejhaki dhe Hakimi i cili tha se hadithi është autentik, e cila është e vërtetë. Ky hadith ka një transmetim të dëshmuar nga dhjetë prej sahabëve të tij ﷺ dhe ky hadith transmetohet po ashtu nga Ibn Asakiri (17/202/2). Shih ”El-Irua (354)”.

2 Bejhaki dhe Hakimi i cili tha se hadithi është autentik, e cila është e vërtetë.

3 Ebu Daudi dhe Ahmedi me një zinxhir të saktë transmetimi.

4 Bukhari dhe Ebu Daudi.

5 Bukhari, Muslimi dhe Es-Siraxh.

6 Tirmidhi dhe Hakimi i cili tha se hadithi është autentik. Sahih Et-Targhib (353).

7 Bukhari dhe Ebu Daudi.

8 Ebu Daudi dhe të tjerët. Autentik sipas Ibn Khuzejmes dhe Ibn Hibanit. Sahih et-Targhib (555).

9 Ahmedi dhe Ebu Ja’la. (Sahih et-Targhib (556).

10 El-Mukhlis në Ahadith Muntakat, Tabarani, Er-Rauajani, Edh-Dhija, Ibn Maxheh, Ahmedi dhe Ibn Asakir. Autentik sipas Fakih el-Hajthemit në ”Esna El-Metalib”.

11 Muslimi.

12 Këmishë mëndafshi ose leshi me modele.

13 Rrobe e trash pa dezajne.

14 Bukhari, Muslimi dhe Maliku. Ky hadith është përmendur në ”El-Irua (376)”.

15 Një shtëpi e vogël që është gërmuar pak në tokë dhe ngjason me dhomën e gjumit dhe me depo. (En-Nihajeh).

16 Bukhari, Muslimi dhe Ebu Auaneh. Arsyeja – dhe Allahu e di më së miri – se pse profeti ﷺ nuk urdhëroi që imazhet të shkatërrohen dhe në vend të kësaj u mjaftua vetëm me largimin e tyre, është se ato nuk përbëheshin nga shpirtrat. Dëshmia për këtë është se ai ﷺ grisi tjera imazhe, e cila është përmendur në disa transmetime të Bukharit dhe të Muslimit. Ata që duan të thellohen në këtë temë gjithmonë mund t’i referohen ”Fet’h-ul-Barit (10/321)”, dhe ”Ghajat-ul-Maram fi Takhrixh Ahadith El-Halal uel-Haram (131 -145)”.

17 Bukhari dhe Muslimi ndërsa hadithi tjetër i përket Ibn Ebi Shejbes (12/110/2). Hadithi është përmendur në ”El-Irua (8)”.

Shpërndaje: