Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Buti është Eshari

Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ” Çfarë mendoni për atë që thotë se Selefizmi është një risi në fe?”

Përgjigje: ”Ai i cili thotë se Selefizmi është risi është një mjek i njohur që është Eshari në besim. I riu i ditës sotme sigurisht ka lexuar librin e Dr. El-Butit.

Ai është që ka shkruar një libër ku thotë se Selefizmi është një risi. Dr El-Buti beson në Ehlis-Sunneh uel-Xhema´ah dhe njëkohësisht e mohon Selefizmin. Çfarë kontradikte!

Me sa duket ky njeri ka mllef ndaj Selefijëve në Sham. Ka Selefij në shtetin e tyre. Mund të jetë urrejtja mes tij dhe Selefive e cila e bën atë të bie në kundërshtim. Për më tepër, ky kundërshtim është jashtëzakonisht i dobët edhe pse el-Buti është një Eshari ekstrem.

Ai thotë në librin e tij ”El-Kubra Jakinijjat” se nuk lejohet të thuhet se ”Mëshiruesi është ngritur mbi Arsh” atë që Imam Maliku tha:

”Ngrtija është e njohur për ne. Mënyra e ngritjes është e pakuptueshme. Është e detyrueshme që të besohet në të. Është risi të pyetet në lidhje me të.”

Ai thotë se ne nuk mund të themi këtë sot kur ne kemi retorikën dhe gjuhën dhe kemi arritur kuptime të sakta të Kuranit.

Me fjalë të tjera el-Buti pohon se ai është më i ditur se Imam Malin bin Enesi në gjuhë. Prandaj, ai nuk mund ti përmbahet asaj të cilën muslimanët e parë pasuan.

 

Shpërndaje: