Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Halebi e akuzon Rabi el-Medkhaliun se ka fyer Shu’ben, eth-Thaurin dhe el-A’mashin

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Halebi ka thënë:

”Shejkh Rabi Medkhali ka thënë: ”Sa për të tjerët (Shu’ben, el-A’mashin dhe të tjerët), kështu që unë citova deklaratat e imamëve të drejtë se ata kishin rënë në bidate, duke përfshirë besimin e Kaderive, besimin e Shiave, besimin e Murxhiave. Imamët e Xherh ue Ta’adilit i kanë kumtuar ato në librat e tyre. Në biografinë e çdo personi, kam përmendur bidatin në të cilin secili person ka rënë duke përfshirë referencën. Fjalët e mia janë të besueshme dhe ata nuk mund të konfirmojnë se unë e kam akuzuar dikë në mënyrë të rremë.”

Në cilin kategori Sheriatike hynë mohimi i diçkaje nga Shejkh Rabi që është konfirmuar për të? E lë lexuesin e paanshëm që ti përgjigjet kësaj pyetjeje.”

Unë (Alameh Rabi) them:

1 – Kam shikuar në librat e mia në lidhje me atë që el-Hadad dhe el-Halebi më kanë veshur mua pa gjetur asgjë. Dhe në qoftë se unë me të vërtetë kam thënë atë, kështu që unë e adhuroj Allahun me besimin se Shu’beh dhe Sufjan eth-Theuri janë në mesin e imamëve të Islamit që i dua dhe i nderojë për hir të Allahut.

Në lidhje me el-A’mashin (rahimehullah), kështu që ai ra në një lloj Tashajju e cila, që megjithatë, nuk e bëri atë që të urrejë apo të fyej sahabët (radijAllahu anhum).

Në lidhje me pretendimin tuaj se unë kam thënë se ata kanë rënë në besimin e Kaderive dhe të Murxhiave, kështu që ju duhet të përmendni ato (deklarata) dhe të më citoni mua kështu që unë mund të shprehem në mënyrë të saktë për ta.

2 – Lexo se çfarë Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

”Shumë muxhtehida tek Selefët dhe pastaj kanë bërë dhe kanë shqiptuar bidate nga padija për shkak të haditheve të dobëta për të cilat ata mendonin se ishin autentike, ajeteve që i keqkuptuan apo mendimeve të veta në çështje të cilave nuk ia dinin dëshmitë. Nëse një person i frikësohet Allahut aq sa ka mundësi, ai përfshihet nga fjalët e Tij:

رَبَّنَا لاَ تُؤَاخِذْنَا إِن نَّسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا

”Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!” 1

Është transmetuar në mënyrë autentike se Allahu ka thënë:

”Unë iu kam falur.” 2

 

3 – Ti më citove mua në artikullin tuaj se kam thënë në lidhje Shu’beh:

”Shu’beh është një imam shumë i madhë dhe madje edhe udhëheqësi besimtarëve në lëmin e hadithit. Ai ia kushtoi jetën e tij mësimit dhe mësimdhënies në lëmin e hadithit dhe shqyrtimit të transmetuesve, dhe ai udhëtonte udhëtime të gjata dhe të vështira për një hadith të vetëm.” 3

Unë e kam thënë gjithmonë këtë për këtë imam dhe do ta bëjë këtë – nëse do Allahu – deri sa unë ta takojë Allahun.

4 – Halebi tha:

Në cilin kategori Sheriatike hynë refuzimi i diçkaje nga Shejkh Rabi që është konfirmuar për të? E lë lexuesin e paanshëm që ti përgjigjet kësaj pyetjeje.”

Unë (Alameh Rabi) them:

Ku janë argumentet tuaja të qarta mbi të cilën ke ndërtuar këtë konfirmim?

Përvoja ime me ty është se ti përhap dyshime lidhur me transmetimet e atyre që janë të besueshëm deri në atë masë sa që ti përhap edhe dyshime rreth transmetimeve të sahabëvë të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem), e cila na kujton veprimin e Rafidave.

 

Ti thua se ti i do dhe i respekton sahabët, ndërsa njëkohësisht ti nuk e konsideron se ata fyhen kur një Sunnit i quan ato ”llum” derisa të ketë një konsensus se kjo është fyerje. A ka një budallallëk më të madh dhe kontradiktë më të turpshme se sa kjo? E vetmja gjë që të shtynë që të biesh në këtë kontradiktë është epshi, fanatizmi i verbër i atyre që i fyejnë sahabët, besnikëria ekstreme ndaj personit dhe mbrojtja e tij në mënyrë të rremë.

Ti nuk e pranon tebdiun e dijetarëve mbi një bidatçi derisa nuk ka konsensus në këtë tebdi. Kjo i përket parimeve të tua shkatërruese. Në të njëjtën kohë ti pranon informimet nga njerëzit që devijojnë nga metodologjia Selefite mbi të cilën ti pastaj e ndërton gjykimin tënd. A ka një bazë më të keqe dhe kontradiktore se kjo?

 

Ti i asocijohesh Selefizmit, ndërsa njëkohësish lavdëron një gazetë e cila përbëhet nga uniteti fetar, vëllazëria fetare dhe liria fetare, jep një dëshmi të rreme kur thua se gazeta shpjegon Islamin dhe thua se qindra njerëz të devijuar në mesin e Rafidave, Hauarixhëve, Sufive dhe të tjerëve të cilët e mbështesin këtë janë dijetarë të besueshëm dhe lider të besueshëm.

 

Ti do dhe urren për një person i cili thërret qartë në unitet fetar dhe ecë dorë për dore me ata që i mbrojnë ata që bëjnë thirrje për unitet fetar dhe vëllazëri fetare.

Këto pozicionet tua e grisin besimin Islam dhe legjislacionin nga bazat, dhe ti nuk je penduar në asnjë mënyrë. Edhe pse ti thua që ti dhe kolegët tuaj jeni Selefijun. A ka ndonjë kontradiktë më të keqe dhe më të shëmtuar se kjo? Pastaj ti thua se të tjerët janë kontradiktor. Ai që shqyrton shkrimet tuaja me siguri do të kuptojë se ti i përket njerëzve më kontradiktor – një kontradiktë që është e bazuar në injorancë dhe epsh.


1 2:286.

2 Mexhmu-ul-Fataua (9/191-192).

3 fq. 15.

Shpërndaje: