Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
16 – Intimiteti me gruan gjatë ciklit të saj menstrual
Atij i lejohet të përjetojë kënaqësi me gruan, me përjashtim të organit gjenital të saj. Ka disa hadithe në këtë temë:
1 – “…bë gjithçka përveç marrëdhënies intime.”
2 – ‘Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:
“Kur neve na vinin periudhat tona mujore, i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) na urdhëronte të veshim mbulesën e poshtme. Pastaj burri i saj e përkëdhelte atë.”1
3 – Disa nga gratë e profetit (salAllahu alejhi ue selem) kanë thënë:
“Nëse profeti (salAllahu alejhi ue selem) donte të ishte intim me një grua me menstruacione ai e mbulonte organin e saj me pëlhurë [dhe më pas bënte atë që ai dëshironte].”2
1 Ibn-ul-Athir ka thënë:
Fjala: “E ledhatonte dhe prekej me të, mund të ketë kuptimin penetrim në organ, dhe mund të ketë kuptimin e marrëdhënies pa penetrim në organ.” (En-Nihajeh).
Është padyshim kuptimi i dytë që është për qëllim këtu, të cilën Aishah (radijAllahu anha) e kishte për qëllim. Es-Sahba bint Kerim ka thënë:
“E kam pyetur Aishen: “Çfarë mund të bëjë një burrë me gruan e tij me menstruacione?” Ajo u përgjigj: “Çdo gjë me përjashtim marrëdhënieve intime.” (Ibn Sa’d (8/485))
E njëjta gjë është vërtetuar prej saj lidhur me gruan që është agjërueshëm. Shih “es-Sahihah” (220-221). Hadith është transmetuar nga Bukhari, Muslimi, Ebu Auaneh dhe Ebu Davudi (260) që qëndronë për formulimin.
2 Ebu Davudi (262) i cili qëndron për formulimin. Zinxhiri i tij i transmetimit është autentik sipas kushteve të Muslimit. Ky është vërtetuar nga Ibn Abdil-Hadi dhe forcohet nga Ibn Haxheri dhe el-Bejhakiu (1/314) i cili e transmeton shtojcën.