Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

17.Kriteri i El-Gazalit

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 59-61
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

Do të dëshiroja sikur mospajtimi i tyre i mendimit të ishte ndalur mes tyre dhe të mos përhapej dëmi i tij tek muslimanët. Në atë rast do të ishte pak më i lehtë. Problemi është se kjo madje është përhapur edhe tek kufarët në shumë vende dhe kontinente. Si pasojë ata refuzuan të konvertoheshin në Islam.

Muhamed El-Ghazali tha:

“Në lidhje me një konferencë në universitet në Princeton, SHBA, një folës e shtroi pyetjen e mëposhtme:

“Cilin Islam munden muslimanët ti’a sjellin perëndimit? Le të definojnë atë Islam në të cilin ata na thërrasin. A është Islami sipas kuptimit të kinezëve? Apo sipas të kuptuarit të shiitëve, sikurse imamijjeh dhe zejdijjeh (sekte shiite)? Të gjithë ata kanë mospajtime mes vete. Disa prej tyre mund të mendojnë për një çështje në një mënyrë moderne, ndërsa të tjerët mendojnë për të njëjtën çështje në një mënyrë jo moderne. Papritur thirrësit në Islam i hutojnë ata që i thërrasin sepse ata vetë janë të hutuar.” Dhalam-ul-Gharb, fq. 200.

Kah fundi i jetës së Muhamed El-Gazalit, librat e tij, duke përfshirë edhe librin e tij të fundit të quajtur “Es-Sunneh En-Nebeuijjeh bejn Ehl-il-Fikh ue Ehl-il-Hadith”, zbuloi se ai vetë u takon thirrësve të hutuar. Përmes diskutimeve të mia me të dhe disa prej librave të tij, kuptova hutimin dhe devijimin e tij nga sunneti. Kur është fjala për klasifikimin e haditheve, ai i referohet epshit të tij dhe jo rregullave të dijetarëve. Hadithi që i pëlqen, ai e vërteton edhe nëse është i dobët, dhe hadithi që nuk i pëlqen, ai e bënë të dobët edhe në qoftë se ai është autentik dhe është tek Bukhari dhe Muslimi. Këtë mund ta gjesh në refuzimin e tij të parathënies time që ia kam shkruar botimit të katërt të librit të tij “Fikh-us-Sirah”. Ishte vet ai, nëpërmjet një vëllai të El-Ez’herit, si një ndërmjetës, i cili kërkoi këtë.

Unë shpejt fillova të përmendi burimet e haditheve dhe t’i gjykoj ato. Në atë kohë kam menduar se atij me të vërtetë nuk i intereson për sunnetin dhe biografinë profetike dhe që të kujdesej që asgjë e huaj të futet në to. Edhe pse ai i publikoi komentet e mia dhe shprehi konkretisht gëzimin e tij mbi to, kështu që ai tregoi në lidhje me metodologjinë e tij në lidhje me pranimin e tij të haditheve të dobëta dhe refuzimin e haditheve autentike dhe se ai shikon vetëm në tekstin e haditheve. Kështu i jep lexuesit ndjenjën se kjo punë shkencore nuk ka rëndësi fare për të. Kritika e tij ndaj haditheve është teorike. Një kritikë e tillë ndryshon shumë nga një person në tjetrin. Atë që një person e pranon një tjetër e hedhë poshtë dhe anasjelltas.

Në këtë mënyrë feja bëhet pasim i epshit dhe perceptimit personal të cilës i mungojnë rregulla dhe parime. Kjo është diçka që shkon kundër të gjitha metodave të dijetarëve:

“Zinxhiri i haditheve i përket fesë përndryshe secili mund të thotë çfarë të dëshiron.”

Kjo është pikërisht ajo që El-Ghazali bën me shumë hadithe në “Fiqh-us-Sirah”. Në një masë të madhe libri përbëhet nga hadithe me zinxhirë të këputur dhe ajo që është e lidhur përmban dobësi. Këtë e kuptojnë të gjithë ata që lexojnë komentet e mia për këtë libër. Megjithatë, ai thotë:

“Jam kujdesur që t’i përmbahen metodologjisë më të mirë dhe të bazohem në referenca të respektueshme. Unë mendoj se e kam bërë atë në një mënyrë të mirë. Kam mbledhur shumë transmetime që i japin qetësi mendore dijetarit dhe atij që kupton thellë.”

Nëse ai do të ishte pyetur se si ai kishte arritur për të nxjerrë konkluzionet e tij, ai do të ishte në gjendje të tregonte vetëm epshet e tij personale. Ndërsa epshet e tij personale janë të prishura. Dëshmi e asaj se ai vërteton atë që nuk është autentike dhe madje edhe e bënë të dobët atë që Bukhari dhe Muslimi e vërtetojnë. Unë e kam sqaruar këtë tashmë në parathënien e sugjeruar. Ai e botoi atë së bashku me botimin e katërt të “Fikh-us-Sirah” dhe pastaj e fshiu atë në botimet e mëvonshme duke përfshirë edhe atë që u botua nga shtëpia botuese Dar-ul-Kelam në Damask.

Kjo ka çuar disa që të dyshojnë se ai kërkoi parathënien për të shpërndarë librin në mesin e lexuesve të cilët respektojnë njerëzit që i shërbejnë sunnetit, e mbrojnë atë dhe bëjnë dallimin ndërmjet asaj autentike dhe të dobët në përputhje me parimet shkencore dhe jo sipas dëshirave personale dhe epsheve të ndryshme, ndryshe nga veprimi i El-Ghazalit në këtë libër dhe në librin e tij të fundit “Es-Sunneh En-Nebeuijjeh bejn Ehl-il-Fikh ue Ehl-il-Hadith”.

Në ditët e sotme u është bërë e qartë njerëzve se ai posedon metodën e mutezilive dhe se ai injoron dijetarët dhe shërbimin e tyre shumë vjeçar që ia kanë bërë sunnetit. Ai gjithashtu injoron imamët dhe ata dijetarë që kanë hedhur bazat dhe pastaj kanë ndërtuar degët mbi to. Ai merr atë që dëshiron dhe braktis atë që dëshiron pa i interesuar për bazat dhe parimet e tyre. Shumë dijetarë dhe njerëz të virtytshëm e kanë refuzuar atë. Allahu i shpërbleftë ata me shumë të mira. Ata kanë sqaruar hutimin dhe devijimin e tij në detaje. Një nga refuzimet më të mira ndaj tij që kam parë është ai që është shkruar nga shoku ynë Dr. Rabi bin Hadi El-Medkhali dhe u publikua në revistën afgane “El-Muxhahid (numri 9 dhe 11)”. Një tjetër është teza “El-Mi’jar li Ilm El-Ghazali” e vëllait të shkëlqyer Salih bin Abdil-Aziz bin Muhamed Alush-Shejkh.

Shpërndaje: