Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 53-54
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kurse aspekti i ligjësimit nëse formohet shteti Islamik duhet të zbatojë sheriatin e Allahut. Përndryshe zbatohet ajeti:
وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ
“Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu (me ligjin e Allahut), të këtillët janë kafira.”1
Mosbesimi që theksohet në këtë ajet duhet të kuptohet në përputhje me shpjegimin e dijetarëve. Mosbesimi mund të jetë i llojit të madh, domethënë nëse personi e nënçmon sheriatin e Allahut dhe e konsideron të ligjshme të gjykuarit me ligjin e dikujt tjetër.
Ai mundet gjithashtu të jetë i llojit të vogël nëse i tilli e madhëron sheriatin e Allahut dhe e konsideron të ndaluar të gjykuarit me ndonjë ligj tjetër por megjithëkëtë zgjedh ta bëjë këtë për shkak të epsheve.
Nëse shteti Islam nuk është i formuar atëherë Allahu nuk e ngarkon askënd më me shumë sesa ai mundet të përballojë. Në të vërtetë, një muslimani i lejohet të marrë një post në atë vend me kusht që ai të mbajë drejtësinë dhe mos t’u bindet kufarëve në mëkate ose të gjykojë me ndonjë ligj tjetër përveç ligjit të Allahut. Profeti i Allahut, Jusufi ﷺ veproi këtë; ai mori shërbimin e një mbreti kafir dhe njëkohësisht braktisi mos gjykimin me diçka tjetër përveç ligjit të Allahut:
مَا كَانَ لِيَأْخُذَ أَخَاهُ فِي دِينِ الْمَلِكِ إِلاَّ أَن يَشَاء اللّهُ
“Ai nuk mund ta merrte vëllain e tij sipas ligjit të mbretit, veçse Allahu e dëshiroi atë.” 2
Ai gjykoi me drejtësi dhe thirri popullin të adhuronin Allahun. Kjo refuzon njerëzit që e marrin me lehtësi teuhidin, bëjnë kompromis dhe bëjnë hipokrizi në lidhje me idhujtarinë që e ka mbushur botën. Përveç kësaj ata zgjedhin të nënçmojnë ata që thërrasin në teuhid dhe e luftojnë idhujtarinë. Ata urrejnë të shohin veten duke rënë në nivelin e tyre. Asgjë nuk është kaq e bezdisshme për ta se sa që të dëgjojnë për teuhidin dhe idhujtarinë. Ndërsa këta thirrësa mendojnë se janë në kulmin më të lartë, ata bien thellë në humnerë. A munden të shpëtojë një popull të cilët kanë qëndrim të tillë ndaj thirrjes së profetëve në këtë mënyrë nëse nuk pendohen sinqerisht për hir të Allahut?
1 5:44.
2 12:76.