Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kur lejohen marrëdhëniet intime pas pastrimit nga cikli menstrual?
Pasi të pastrohet gruaja nga cikli menstrual dhe kur t’i pushon rrjedhja e gjakut, burrit i lejohet të ketë marrëdhënie intime me të pasi që ajo të ketë pastruar organin e saj gjenital, ose të ketë marrë abdes ose të jetë larë tërësisht. Pa marrë parasysh se cilin opsion ajo zgjedh, atij i lejohet të ketë marrëdhënie intime me të1. Kjo dëshmohet nga fjalët e Allahut -tebarek ue te ala-:
“Pasi të pastrohen, atëherë afrohuni tek ato ashtu si ju ka urdhëruar Allahu. Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” El-Bekare, 2:222
1 Këtë mendim e ka Ibn Hazmi në “el-Muhalla (10/81)”, këtë mendim ai e transmeton gjithashtu nga A’ta dhe Katadeh.
Ata thanë në lidhje me gruan që është pastruar nga menstruacionet: “Pasi të ketë larë organin e saj gjenital, burrit i lejohet të ketë marrëdhënie intime me të.”
Të njëjtin mendim e kishte edhe el-Euzai, e cila përmendet në “Bidajat-ul-Muxhtehid (1/44)”.
Ibn Hazmi ka thënë: “Unë kam transmetuar nga A’ta se gruaja që është pastruar i lejohet të ketë marrëdhënie intime me burrin e saj. Këtë mendim e ka Ebu Sulejmani dhe të gjithë kolegët tanë.”
Mendimi i A’tas është transmetuar nga Ibn Ebi Shejbeh në “el-Musenef (1/66)”.
Ibnul Mundhir njoftoi se Muxhahidi dhe A’ta kanë thënë: “Kur ajo të jetë pastruar lejohet që ajo të pastroj organin gjenital me ujë dhe të ketë marrëdhënie intime para se të ketë larë tërë trupin.” (Nejl-ul-Autar (1/202)).
Hafidh Ibn Kethiri ka thënë: “Dijetarët janë unanim se gruas me menstruacione nuk i lejohet të ketë marrëdhënie intime derisa ajo të jetë pastruar dhe larë ose të paktën të bëjë tejejmum nëse ka arsye. Është vetëm Ebu Hanife -rahimehullah- që thotë se mjafton që ajo të pastrohet pas periudhës maksimale, e cila sipas tij është dhjetë ditë, dhe se ajo nuk ka nevojë të lahet.” (Tefsir el-Kuran el-Adhim/260)).
Konsensusi i shpallur padyshim që është i pasaktë kur dihet se tre njerëz dhe dijetarë të mëdhenj sikurse Muxhahidi, Katade dhe A’ta mendonin diçka tjetër. Si mundet konsensusi të jetë i saktë nëse këta tre menduan ndryshe? Njeriu i mençur duhet të mësojë prej kësaj dhe të mos nxitojë që të citoj konsensus në një çështje sepse është e vështirë të sigurohesh për një gjë të tillë, dhe nuk duhet që menjëherë t’i besojë gjërave të tilla, veçanërisht nëse pohimi devijon nga sunneti ose ndonjë dëshmi tjetër e ligjësuar.
Përveç kësaj disa e kanë refuzuar dhe kritikuar Ebu Hanifen për mendimin e tij.
Ibn Hazmi e tha këtë në lidhje me të: “Nuk ka mendim më të keq se ky, ky është një gjykim i pa saktë dhe krejtësisht pa argumente. Ne nuk dimë se dikush të ketë thënë kështu para ose pas Ebu Hanifes, askush tjetër përveç atyre që e pasojnë atë verbërisht.
El-Kurtubi ka thënë: “Ky gjykim është i pabazë.” (El-Xhemi në Ahkam-il-Kuran (3/79)).
Prandaj Rashid Rida tha: “Detajimi është i çuditshëm.”
Sepse Allahu -tebarek ue te ala- kërkon që gruaja të pastrohet para marrëdhënieve intime, ky pastrim kërkon ujë dhe jo vetëm që menstruacionet të pushojnë, kjo kërkesë nuk mund të abrogohet ose të specifikohet. Ebu Hanife -rahimehullah- mendonte se mendimi i tij ishte i saktë por neve nuk na lejohet që ta pranojmë atë sepse ai e kundërshton ajetin.
Është vërtetuar se Ebu Hanife -rahimehullah- ka thënë: “Askujt nuk i lejohet të pranojë mendimin tonë përderisa ai nuk e di se ku e kemi marrë atë sepse ne jemi njerëz; ne themi një gjë sot dhe tërhiqemi prej saj nesër.” (Sifatu Salat-in-Nebi).
Si ta pranojmë mendimin e tij kur e dimë se është në kundërshtim me argumentin?
Përveç kësaj duhet të dini se gruaja ose e largon gjakun me anë të pastrimit, ose merr abdes, ose lahet pasi që pastrimi zbatohet në të tre rastet.
Ibn Hazmi ka thënë: “Dijetarët janë unanim se abdesi pastron. Larja e organit me ujë gjithashtu. Larja e tërë trupit gjithashtu pastron. Pa marrë parasysh se cilin opsion ajo e zgjedh pas përfundimit të ciklit të saj mujor, i lejohet burrit të ketë marrëdhënie intime me të.”
Allahu -te ala- shpalli në lidhje me larjen e organit gjenital me ujë:
“Ti në atë xhami kurrë mos fal namaz. Ndërsa xhamia e themeluar në përkushtim (ndaj Allahut) që në ditën e parë, pa dyshim që është më e denjë për të falur namaz në të. Aty ka njerëz që duan të pastrohen. Allahu i do ata që pastrohen shpesh.” Et-Teubeh, 9:108
Do të thotë ata që pastrohen pas nevojave fiziologjike. Është vërtetuar se kur ajeti u shpall, ai ﷺ u tha banorëve të Kubasë:
“Allahu -tebarek ue te ala- iu lavdëroi për pastrimin tuaj, kur Ai e përmendi xhaminë tuaj. Çfarë pastrimi po bëni?”
Ata thanë: “Betohemi në Allahun, o i dërguari i Allahut, e vetmja gjë që dimë është se kemi pasur fqinjë jehudë që pastroheshin pas jashtëqitjes dhe kështu vepruam edhe ne.”
Ai ﷺ tha: “Kjo pra. Vazhdoni me këtë.”
Hadithi është i saktë sipas Hakimit dhe Dhehebiut. Unë i kam përmendur rrugët e transmetimit në “Fad’hl-ul-Mesxhid en-Nebeui” dhe “et-Themr el-Musteteb”.