Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 382-383
Përktheu: Valdet Gashi
Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:
”Ai nuk duhet të grindet apo të diskutojë me askë. Ai nuk duhet të mësojë polemikën. Sepse janë të urryera polemikat rreth kaderit, shikimit (të Allahut), Kuranit dhe sunneteve tjera. Ai që e bën këtë nuk i përket Ehl-us-Sunnetit – edhe pse ai flet përgjatë akides – përderisa ai nuk braktis debatimet dhe nuk nënshtrohet, dhe nuk u beson transmetimeve.”
Ai e këshillon që të mos debatoj me njerëzit:
”Sepse janë të urryera polemikat rreth kaderit, shikimit (të Allahut), Kuranit dhe sunneteve tjera.”
Ka hadithe që ndalojnë debate dhe polemika. Në një rast i dërguari ﷺ dëgjoi se si sahabët po debatonin lidhur me kaderin. Ai u kuq në fytyrë si një farë-shege nga zemërimi dhe tha:
”A doni të shkaktoni polemika në Librin e Allahut?” 1
Ai i qortoi jashtëzakonisht ashpër. Kjo dëshmon se është e ndaluar për të debatuar për kaderin dhe çështje të tjera fetare lidhur me besimin.
Imam Ahmedi ka thënë:
”Ai që e bën këtë nuk i përket Ehl-us-Sunnetit – edhe pse ai flet përgjatë akides …”
Imam Ahmedi ishte i ashpër rreth polemikave. Ai që beson se debatet janë mënyra e vetme për të arritur tek sunneti është gabim. Mirëpo fjalët e imam Ahmedit nuk duhet të kuptohen pa kufizim sepse Allahu na ka lejuar që të debatojmë në një mënyrë të mirë. Nëse debati përmbushë kushtet, qëllimi i debatuesit është që fitorja të triumfojë dhe të mos ketë për qëllim krenimin, mendjemadhësinë, inatin. Pra ti debato me të dhe sqaroja në mënyrën më të mirë. Por nëse ai tenton nga zemërimi, kacafytja dhe dëshira për lavdërim, atëherë mos debato me të.
Vinin disa Khuarixh tek Shejkh Ibn Bazi (rahimehullah) për të debatuar me të; ai nuk debatonte me ta. Vinin disa Rafidah tek ai për të debatuar me të; ai nuk debatonte me ta.
Imam Ahmedi ka thënë:
”përderi sa ai nuk braktis debatimet dhe nuk nënshtrohet, dhe nuk u beson transmetimeve.”
Kjo është e detyrueshme. Ti duhet tu besosh transmetimeve, t’ua kumtoshë ato njerëzve, t’ua shpjegoshë ato dhe t’ua sqaroshë atyre në qoftë se ata e kanë të vështirë që t’i kuptojnë ato. Nëse një person dëshiron të debatojë me ty në mënyrë të bukur dhe të përfitojë, atëherë ti duhet ti’a qartësosh atij. Nëse ai ka një dyshim ti ia likuidon atë me mirësi, me urtësi dhe në mënyrë të mirë. Dhe në qoftë se ai vetëm dëshiron të grindet, ti nuk duhet të debatoshë me të. Një person i tillë nuk është në kërkim të vërtetës dhe ti nuk arrin askund me të.
1 Ibn Maxheh (85).