Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Burrit i lejohet azli dhe kjo dëshmohet nga disa hadithe:
1 – Xhabiri -radijAllahu anhu- ka thënë:
”Ne praktikonim azlin gjatë kohës kur Kurani shpallej.”
Transmeton Bukhari (5208), Muslimi (3544), Tirmidhi (1137), Ibn Maxheh (1927).
Një transmetim tjetër thuhet:
“Ne e praktikonim azlin në kohën e të dërguarit të Allahut ﷺ, ai ﷺ dëgjoi për këtë dhe nuk na ndaloi nga kjo.”
Transmeton Bukhari (5208), Muslimi (3544), Tirmidhi (1137), Ibn Maxheh (1927).
2 – Ebu Seid el-Khudri -radijAllahu anhu- ka thënë:
”Një burrë erdhi tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: ”Unë kam një robëreshë, gjatë marrëdhënieve intime me të, unë e praktikojë azlin ndërsa jehudët thonë se kjo është vrasje e vogël.”
I dërguari i Allahut ﷺ tha:
”Jehudët kanë gënjyer sepse sikur të dëshironte Allahu që ta krijojë, ti nuk mundesh ta ndalosh këtë.”
Transmeton Nesai (1/81), Ebu Daudi (1/238), Tahaui në ”el-Mushkil (2/371)”, Tirmidhi (2/193) dhe Ahmedi (3/33) me një zinxhir të saktë transmetimi, është transmetuar edhe nëpërmjet Ebu Hurejrës nga Ebu Ja’la (1/284) dhe Bejhaki (7/230) me një zinxhir të mirë transmetimi.
3 – Xhabiri -radijAllahu anhu- ka thënë:
”Një burrë erdhi tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: ”Unë kam një robëreshë që na shërben dhe na ujit palmat tona. Unë kam marrëdhënie intime me të por nuk e pëlqejë që ajo të mbetet shtatzënë.”
Ai ﷺ tha: ”Hidhe farën sikurse dëshiron, sido qoftë do të ndodhë ashtu siç e ka caktuar Allahu.”
Pas një kohe burri u kthye dhe tha:
“Robëresha ka mbetur shtatzënë.”
Profeti ﷺ i tha: ”Unë të thashë në çdo rast ajo do të marr atë që është caktuar për të.”
Transmeton Muslimi (4/160), Ebu Daudi (1/339), Bejhaki (7/229) dhe Ahmedi (3/312).
1 Azli do të thotë nxerrja e penisit nga organi gjenital i gruas në mënyrë që sperma të mos futen në organin e saj gjenital. (Fet’h-ul-Bari).