Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu sigurisht gjykon ashtu siç dëshiron. Prej kësaj është se Ai ka vendosur si gjykim për macet që ato janë të pastra. Urtësia prapa kësaj është siç thashë për t’ua lehtësuar robërve të Tij sepse Allahu është i mëshirshëm për njerëzit dhe fjala e të dërguarit të Allahut ﷺ për macet:
“Ajo jetojnë në mesin tuaj.”
Tregon dhe shkakun e vërtetë për të cilin ato janë të pastra (shkaku është lehtësimi për njerëzit). Bazuar në këtë, minjtë dhe të gjitha kafshët e tjera që jetojnë në mesin e njerëzve janë të pastër. Pra, nëse një mi pi nga një tas, përmbajtja e tij mbetet e pastër (që do të thotë se nëse diçka prej kësaj përmbajtje bie në rrobat e njeriut, ai nuk e ka obligim ta pastrojë rrobën apo ta lajë pasi ajo është e pastër). E njëjta gjë vlen, nëse miu bie në një tas dhe del i gjallë prej tij; përmbajtja është ende e pastër. Fjala e profetit ﷺ:
“Ato nuk janë të papastra.”
tregon që përjashtimi i vetëm janë urina dhe jashtëqitja e maceve. Këto janë të papastra. Urina dhe jashtëqitja e të gjitha kafshëve – mishi i të cilave është i ndaluar të hahet – janë të papastra edhe pse vetë ato kafshë janë të pastra. P.sh. urina dhe jashtëqitja e njeriut është e papastër edhe pse vetë njeriu është i pastër qoftë i vdekur apo i gjallë. Në të njëjtën mënyrë macja është e pastër përveç urinës dhe jashtëqitjes së saj që janë të papastra. Disa dijetarë kanë thënë për ato krijesa që janë më të vogla se macet, që megjithëse ato mund të gjenden rrallë në shtëpitë e njerëzve, gjykimi për to është se ato janë të pastra. Por kjo fjalë është e dobët (e refuzuar), pasi shkaku i vërtetë që sheriati ka vendosur për pastërtinë e atyre kafshëve është largimi i vështirësisë nga njerëzit (dhe jo përmasat e kafshës qofshin ato në madhësi sa macja ose më të vogla se ato). Pra, gjykimi për të qenë të pastra është për ato kafshë që rrinë vazhdimisht me njerëzit dhe duke qenë se pastrimi prej tyre do shkaktonte vështirësi, sheriati ka vendosur që ato të konsiderohen të pastra. Përjashtohet nga ky gjykim qeni për papastërtinë e të cilit na ka lajmëruar i dërguari i Allahut ﷺ, dhe prej Allahut vjen suksesi!