Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa
Data e fetvas: 28/10-1427 ose 20/11-2006
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kur lexojmë për virtytet, xhihadin, zuhdin dhe besimin e fortë të sahabëve (radijAllahu anhum), urojmë që ne të ishim së bashku me ta dhe me të dërguarin (salAllahu alejhi ue selem) dhe të luftonim. A është e saktë dhe e lejueshme të urojmë këtë?
Përgjigje: Jo. Kjo është e papërshtatshme. Është e papërshtatshme që të urosh që të ishe me ta. Ti mund të ke qenë me ta pa bërë durim. Ti nuk e di këtë. Ti ndoshta nuk do të kishe bërë durim. Ka pasur njerëz që ishin me ta, por ata nuk benën durim. Ata devijuan dhe benën hipokrizi. Ti nuk e din.
Është e mjaftueshme që ti duash ata, ti lutesh Allahut që të jetë i kënaqur me ta dhe ti falë ata, dhe ti pasosh ata. Kjo është e mjaftueshme për ty. Gjithashtu, ti duhet të mbrosh nderin e tyre. Kjo është e mjaftueshme për ty.