Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur do të shfaqet Dexhalli?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu Fataua vol2. fq.14

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur do të shfaqet Dexhalli?

Përgjigje: Shfaqja e el-Mesih ed-Dexhallit i përket shenjave të kijametit, megjithatë, ajo nuk është në një kohë specifike (të cilën ne e dimë), sepse askush nuk e di kur do të ndodhë kijameti pos Allahut, dhe e njëjta gjë vlen edhe për shenjat e tij. Ne nuk i dimë ato, përveç atyre që janë shfaqur. Pra, koha e tij është e panjohur për ne, por ne e dimë se ajo i përket shenjave të kijametit.

Shpërndaje: