Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2. Vetëm një injorant thotë se Esharitë i përkasin Ehl-us-Sunnetit

Alameh Abdullah bin Abdurr-Rrahman Ebu Butejn (v. 1282)

Burimi: er-Rasa’il uel-Masa’il en-Nexhjdijjeh (2/177)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kur ne e shohim se Esharitë i mohojnë cilësitë e Allahut (Subhanehu ue Te ala) përveç atyre shtatë1,  ata thonë se Allahu nuk flet me germë dhe zë, se germat e Kuranit janë krijuar, se të folurit e Zotit (Subhanehu ue Te ala) janë vetëm një kuptim i vetëm, se Kurani është vetë Teurati dhe Ungjilli, por ai është Kurani në arabisht, Teurat në hebraisht dhe në Inxhil në gjuhën aramaike, dhe se ata nuk e pohojnë shikimin e Zotit nga banorët e xhenetit, atëherë ti e kupton injorancën e personit i cili thotë se Esharitë i përkasin Ehl-us-Sunnetit, të cilën es-Safarini ndonjëherë e përmend.


1 Shih: https://www.perlatmuslimane.com/1-metodologjia-e-esharive-ne-lidhje-me-cilesite-e-allahut/

Shpërndaje: