Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

20.Dëshmia për dorën e Allahut

Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)

Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 55-56

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

20 – Ebu Muhammed bin Sa’id na tregoi, Muhammed bin Zenbur na tregoi, Fudhejl bin Ijadi na tregoi, nga el-A’mash, nga Umer bin Selemeh, nga Ebu Ubejdeh, nga Ebu Musa i cili tha se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Allahu (azze ue xhel) e shtrinë dorën e Tij gjatë natës, që të mund të pendohet mëkatari i ditës, dhe e shtrinë dorën e Tij gjatë ditës që të mund të pendohet ai që ka bërë mëkat natën, derisa dielli të lind nga perëndimi.”

Transmetuar nga Muslimi në kapitullin lidhur me pendimin nga Ebu Musa, nga Ghundur nga Bundar, nga Ebu Davudi, nga Shu’beh nga Amr.

Shpërndaje: