Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

20.Shprehja dhe të shprehurit

 Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fet’h Rabb-il-Barijjeh bi Talkhis-ul-Hamauijjeh

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Edhe ky kapitull do të jetë në lidhje me Kuranin.

Është thënë tashmë se Kurani është fjala e Allahut, e pa krijuar. Atëherë a është e saktë të thuhet se të shprehurit me Kuran është i krijuar apo jo, apo është e detyrueshme të heshtet lidhur me këtë çështje?

Është gabim që të përgjithësohet kjo fjalë qoftë duke e mohuar apo pohuar. Nëse shprehja i referohet vetë të shprehurit e cila është vepra e robit atëherë ajo është e krijuar. Si robi ashtu edhe veprat e tij janë të krijuara.

Nëse shprehja ka për qëllim atë që shprehet (Kuranin) atëherë ajo është fjala e Allahut e pa krijuar sepse fjala e Allahut është një nga cilësitë e Tij dhe cilësitë e Tij janë të pa krijuara. Këtë detaj e tregon edhe fjala e Imam Ahmedit (rahimehullah) kur ai tha:

“Ai që thotë se shprehja e Kuranit është e krijuar dhe ka për qëllim me këtë Kuranin, ai është Xhehmi.”

Do të thotë nëse ai nuk ka për qëllim vetë Kuranin por të shprehurit (zërin që del nga njeriu) që është vepër njerëzore atëherë ai nuk është Xhehmi – dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: