Imam Ebul-Hasan Ali bin Ismail el-Esh’ari (v. 324)
Burimi: Risaleh ila Ahl-ith-Thagr, fq. 232-236
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Baza e nëntë rreth së cilës Selefët janë unanim është:
Ata janë unanim se Allahu (Te ala) është mbi arshin e Tij mbi qiejt e Tij dhe jo në tokën e Tij. Ai e dëshmoi këtë kur Ai tha:
أَأَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاء أَن يَخْسِفَ بِكُمُ الأَرْضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ
“A u garantuat ju prej Atij që është mbi qiell, që të mos u lëshojë toka kur ajo të dridhet?” 1
إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ
”Tek Ai ngritët fjala e mirë dhe puna e drejtë e lartëson atë (fjalën e mirë).’’ 2
الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى
”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh.” 3
Ngritja e Tij (الإستواء) nuk do të thotë pushtim (الإستيلاء), sikurse thonë Kaderitë. Allahu (Azze ue Xhel) gjithmonë ka pasur gjithçka nën pushtetin e Tij.
Po ashtu, Ai e di të fshehurën dhe atë që është edhe më e fshehtë se e fshehura. Asgjë në qiell apo në tokë nuk i ik Atij. Është sikurse Ai është i pranishëm në çdo gjë. Allahu (Azze ue Xhel) e dëshmoi këtë kur Ai tha:
أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مَا يَكُونُ مِن نَّجْوَى ثَلَاثَةٍ إِلَّا هُوَ رَابِعُهُمْ وَلَا خَمْسَةٍ إِلَّا هُوَ سَادِسُهُمْ وَلَا أَدْنَى مِن ذَلِكَ وَلَا أَكْثَرَ إِلَّا هُوَ مَعَهُمْ أَيْنَ مَا كَانُوا
“A nuk e ke parë se Allahu është në Dijeni për gjithë ç’gjindet në qiej dhe gjithë ç’gjindet në tokë? Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave veçse Ai është i katërti; e as mes pesë vetave veçse Ai është i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë.” 4
Dijetarët thonë se kjo do të thotë se dituria e Tij i përfshinë ata kudo që të jenë.
Po kështu, Allahu (Azze ue Xhel) ka kursinë e Tij pos arshit. Këtë e dëshmoi Allahu (Subhanehu ue Te ala), kur Ai tha:
وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ
”Kursi i Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokën.” 5
Ka hadithe nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) se Allahu (Te ala) do të vendos kursinë të Tij kur Ai do të gjykojë krijesat e Tij në Ditën e Gjykimit.
1 67:16.
2 35:10.
3 20:5.
4 58:7.
5 2:255.