Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kështu përfunduan shumë skolastikë

Imam Sidik Hasan Khan el-Kanuxhi (v. 1307)

Burimi: Delil-ut-Talib ala Arxhah-il-Matalib, fq. 21

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkhu ynë esh-Sheukani ka thënë në “Uebl-ul-Ghamam”:

“Një nga argumentet më të mëdha që tregojnë rrezikun e vështrimit të shumë çështjeve skolastike (filozofike), është se ti nuk sheh një person që i kushton tërë kohën skolastikës dhe të bëjë gjithçka për ta kuptuar atë, vetëm se ai pendohet në fund. Zakonisht, në shumicën e rasteve ai e qorton veten e tij dhe dëshiron që të kishte vdekur me besimin e plakave dhe ti ketë shpëtuar atyre gjërave qesharake. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me el-Xhuvejnin, Er-Rrazin, Ibn Ebil-Hadid el-Mu’tezili, es-Sahrurdi i ekzekutuari, Ebu Hamid el-Gazali dhe shumë të tjerë.

Poezitë e tyre në të cilat kanë shprehur keqardhje për atë që ia kanë shkaktuar vetës janë të shkruara në shkrimet e besueshme të njerëzve. Vërtetë, të gjithë kanë pranuar njohuritë e tyre të shquar në çështje, por bazat e vërtetë të fesë (أصول الدين) janë ato që janë në Kuran dhe Sunnet. Nëse ti mendon se ndonjë prej tyre duket kundërshtuese në shikim të parë, ti duhet të bësh atë që është bërë nga gjenerata më e mirë (Sahabët), pastaj ajo (Tebiinët) që e pasoi atë, dhe pastaj ajo (Etba-Tebiinët) që e pasuan atë, të besosh në atë që është si është dhe t’ia besosh atë të paqartën Atij që e di të fshehurën. Allahu mos u kujdeset për atë që nuk kujdeset për të vepruar sikurse ata (Selefët) vepruan!”

Shpërndaje: