Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj jehudët i mbytën profetët

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: Tafsir el-Kuran el-Adhim (1/163)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (Subhanehu ue Te ala) ka thënë:

وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ وَقَفَّيْنَا مِن بَعْدِهِ بِالرُّسُلِ وَآتَيْنَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ الْبَيِّنَاتِ وَأَيَّدْنَاهُ بِرُوحِ الْقُدُسِ أَفَكُلَّمَا جَاءكُمْ رَسُولٌ بِمَا لاَ تَهْوَى أَنفُسُكُمُ اسْتَكْبَرْتُمْ فَفَرِيقاً كَذَّبْتُمْ وَفَرِيقاً تَقْتُلُونَ

”Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë profetë. Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) Shpirtin e Shenjtë. E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?” 1

Allahu (Tabarak ue Te ala) përshkruan izraelitët me mosbindje, kokëfortësi, rezistencë dhe mendjemadhësi ndaj profetëve, dhe se ata vetëm pasojnë epshet e tyre. Allahu (Te ala) përmend se si Ai ia dha Musait librin, do të thotë Teuratin, të cilin ata e shtrembëruan, ndryshuan dhe kundërshtuan urdhëresat e tij të cilat ata i shtrembëruan. Pas Musait (alejhi-selam) Allahu dërgoi të dërguar dhe profetë që gjykuan sipas sheriatit të tij:

إنا أنزلنا التوراة فيها هدى ونور يحكم بها النبيون الذين أسلموا للذين هادوا والربانيون والأحبار بما استحفظوا من كتاب الله وكانوا عليه شهداء

”Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, profetët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e Allahut dhe ishin mbrojtës të tij.” 2

Prandaj, ka thënë Allahu (Te ala):

وقفينا من بعده بالرسل

”…..pas tij pasuam me dërgim të profetëve.”

es-Suddij ka thënë se Ebu Malik ka thënë:

”Kjo do të thotë, të tjerë dërgoi në pasim të tij.”

Të tjerë thanë:

”Kjo do të thotë, la të tjerët I dërgoi me radhë pas tij.”

Të gjitha shpjegimet janë të ngjashme.

Më në fund Allahu e përfundoi profecinë e izraelitëve me Isa bin Merjem. Ai erdhi me disa dispozita që ndryshonin nga Teurati, dhe për këtë arsye, Allahu i dha atij mrekulli të qarta.

Ibn Abasi ka thënë: ”Me lejen e Allahut, ai mund t’i jepte jetë të vdekurit, të krijonte një zog nga balta duke i fryrë atij, të kuronte sëmundje dhe të tregonte për të ardhmen.”

Që ai u ndihmua nga shpirti i shenjtë, i cili ishte Xhibrili (alejhi-selam), dëshmonte për ta se mesazhi i tij ishte i vërtetë. Fakti që ai predikoi disa mesazhe të cilat ndryshonin nga Teurati, atëherë gënjeshtrat, zilia dhe urrejtja e izraelitëve ndaj tij ishin të ashpra. Allahu (Te ala) tregon se Isau u tha atyre:

ولأحل لكم بعض الذي حرم عليكم

”Dhe (kam ardhë) që t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë Allahun dhe më dëgjoni mua.” 3

Izraelitët trajtuan profetët në mënyrën më të keqe. I përgënjeshtruan disa dhe i mbytën të tjerët. E gjithë kjo për shkak se ata sjellën disa dispozita që kundërshtonin epshet dhe mendimet e tyre dhe se ato i urdhëruan ata që të pasojnë gjykimet e Teuratit të cilat i kundërshtuan. Pasi që kjo u vinte rëndë, atëherë ata i përgënjeshtruan ata dhe në disa raste ata edhe mund ti vritnin. Prandaj, ka thënë Allahu (Te ala):

أَفَكُلَّمَا جَاءكُمْ رَسُولٌ بِمَا لاَ تَهْوَى أَنفُسُكُمُ اسْتَكْبَرْتُمْ فَفَرِيقاً كَذَّبْتُمْ وَفَرِيقاً تَقْتُلُونَ

”E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?”


1 2:87

2 5:44

3 3:50

Shpërndaje: