Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (1/276-277)
Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)
www.perlatmuslimane.com
Muslimanët janë të një mendimi rreth asaj se është e lejuar për robin mysliman që të ankohet për një fatkeqësi tek Allahu Te ala dhe se kjo nuk e kundërshton durimin. Por ankesat tek krijesat mund ta kundërshtojnë durimin.
Lidhur me mitin se një profet vuante nga morrat kështu që ai u ankua tek Allahu pas së cilës Allahu i shpalli atij: ”Në qoftë se në brendësinë tënde ti po shqetësohesh nga kjo, Unë do të përjashtojë nga profetët,” kjo nuk duhet të tregohet, sepse ose është një gënjeshtër ose është në kundërshtim me sheriatin e Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem)ﷺ. Profetët sikurse Jakubi, Ejubi, Junusi dhe Nuhi (salAllahu alejhim ue selem) u ankuan tek Zoti i tyre. Këta profetë u ankuan tek Zoti i tyre dhe si rezultat Allahu i liroi ata nga fatkeqësitë dhe problemet e tyre.
Megjithëkëtë, duhet kënaqur me fatkeqësitë, por kjo nuk është e detyrueshme sipas mendimit të saktë. Të qenurit i kënaqur me sprovat është vetëm e rekomanduar. Ajo që është obligative është durimi me sprovat. Ankesat dhe shqetësimet nuk bien në kundërshtim me të qenurit i kënaqur me vendimin e Allahut, gjë për të cilën të mençurit kanë ranë dakord. Të qenurit i kënaqur bëhet pas kaderit.