Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Mukhtasar-ul-Fataua El-Misrijeh (1/276-277)
Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhamed bin Ali El-Hanbeli El-Ba’li (v. 777)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Muslimanët janë të njëzëri se është e lejuar për një besimtar të ankohet për sprovat e tij tek Allahu -te ala- dhe se kjo nuk bie në kundërshtim me durimin. Por ankesat ndaj njerëzve, përkundrazi mund ta kundërshtojnë durimin e vërtetë.
Sa për rrëfimin e trilluar se një profet qenka ankuar për morrat dhe se Allahu i ka shpallur:
“Nëse ndien bezdi nga kjo atëherë Unë do të të përjashtoj nga profetët.”
Kjo thënie nuk duhet përcjellë sepse ose është gënjeshtër ose bie ndesh me ligjin e Muhamedit ﷺ. Profetët si Jakubi, Ejubi, Junusi dhe Nuhi -alejhimus-selam- u ankuan tek Zoti i tyre dhe si rezultat Allahu ua largoi sprovat dhe vështirësitë e tyre.
Përkundër kësaj, kënaqësia me sprovat është virtyt i lartë por jo detyrim. Sipas mendimit më të saktë kënaqësia është e rekomanduar ndërsa durimi është obligim. Ankesat dhe shprehja e shqetësimit nuk e kundërshtojnë kënaqësinë ndaj caktimit të Allahut sepse të mençurit janë të një mendimi se kënaqësia e plotë vjen pas pranimit të kaderit.