Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (14 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A i lejohet personit që hyn në xhami kur imami është në sexhde, të zbres në sexhde apo duhet të presë derisa të ngritët imami?
Përgjigje: Më e mira është për ti’u bashkuar namazit pavarësisht pozitës së imamit. Nëse ai vjen në namaz kur imami është në sexhde, ai bën tekbir dhe hynë në sexhde. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Atë që ju arrini nga namazi duhet ta falni dhe ajo që ju humbet duhet ta plotësoni.”
Ndoshta ajo sexhde është shkak që t’i falen mëkatet. Ai pra nuk duhet të humbet këtë mundësi. Ai duhet të zbres në sexhde dhe pastaj të pasoj imamin. Ndërsa ky rekat nuk llogaritët si një rekat sepse një rekat nuk llogarit pas humbjes së rukusë.
1 Bukhari (636) dhe Muslimi (602).