Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.71-72
Përktheu: Valdet Gashi
12 – Abdullah bin Muhammed tregoi nga një grua: e cila tha
“I dërguari i Allahut ﷺ erdhi në shtëpi tek unë, ndërsa unë isha duke ngrënë me dorë të majtë. Isha mëngjarashe. Ai goditi dorën time saqë më ra ushqimi dhe më tha: “Mos ha me dorë të majtë, kur Allahu (tabarak ue te ala) të ka dhënë dorën e djathtë.”
1 Ahmedi (4/69). El-Hajtham tha:
“Transmetuar nga Ahmedi dhe Tabarani. Transmetuesit e Ahmedit janë të besueshëm. “(Maxhma-uz-Zaua’id (5/26))
Kjo është e vërtetë, transmetuesit janë transmetuesit e Bukharit dhe Muslimit përveç Abdullah bin Muhammed bin Akil el-Madani për të cilin unë besoj se e rrëfejmë hadithe të mira.